Libia dhe organizimi i energjisë së saj

The Kingdom of Libya flag flies in front of a refinery in Ras Lanuf in this March 8, 2011, file photo. Libya's eastern city of Benghazi would risk fading back into obscurity after a six-month interlude as the seat of the rebel government were it not for one powerful asset: oil. Benghazi residents are struggling to convert their wartime sacrifices into economic clout to restore the status of a city once deemed on a par with the capital, Tripoli, and rescue it from its relative obscurity in the Muammar Gaddafi era. REUTERS/Goran Tomasevic/ Files (LIBYA - Tags: ENERGY BUSINESS CONFLICT POLITICS)

Çështja libiane është tashmë prej vitesh një prej pikave kryesore të situatës gjeopolitike të zonës mesdhetare; të ndryshëm janë argumentat me interes strategjik që përqëndrohen në këtë territor: ushtarake, për kontrollin e zonës qendrore të bregut mesdhetar dhe të penetrimit drejt Afrikës; politike, për menaxhimin e flukseve migratore; ekonomike, por aksesin në rezervat energjitike, akoma më shumë domethënëse në planin sasior dhe cilësor (nafta libiane konsiderohet një prej produkteve më të mira prej karakteristikave specifike kimiko – fizike). Në fakt, një përmbajtje e ulët e squfurit dhe një dendësi e e ulët përbëjnë një tjetër vlerë të shtuar për produktin e këtij territori. Kjo cilësi favorizon kosto rafinimi shumë të ulëta karshi mesatares dhe, për pasojë, është shumë e kërkuar nga kompanitë e naftës e të gjithë botës, sidomos në këtë fazë tranzicioni dhe rikonvertimi të lëndëve djegëse me bazë fosile, ku tendenca është ajo e uljes së kostove e aktiviteteve të ciklit downstream petrolifer (rafinim, logjistikë, shpërndarje dhe komercializim).

Por cilat janë shifrat e rezervave energjitike libiane? Ka akoma një organizim biznesor lokal kontrolli? Cilat janë kompanitë petrolifere ndërkombëtare të impenjuara tashmë në territor dhe cilat janë ato të interesuara për të siguruar pozicione të reja kontrolli?

Identifikimi i pranisë së vendburimeve të hidrokarbureve, i ndodhur midis fundviteve ’50 dhe fillimviteve ’60, qe një prej elementëve kryesorë të kohezionit shtetëror, duke mos pasur një identitet kombëtar libian në kuptimin e vërtetë të fjalës, për të mbajtur bashkë 3 rajonet historike (Tripolitania, Cirenaica, Fezzan). Piku i prodhimit u arrit midis viteve ’70 me 3 milion fuçi në ditë; me shtetëzimin e një pjese të mirë të aktiviteteve, sanksioneve të vendosura nga Kombet e Bashkuara dhe ndërhyrjet armiqësore ushtarake nuk u mundësua një program investimesh për zëvendësimin dhe rinovimin e impianteve nxjerrëse. Për pasojë, prodhimi ra ndjeshëm, duke u kthyer më pas në rritje graduale deri sa ka arritur një pik në vitin 2008 prej 17 milion fuçishë në ditë dhe, gjithësesi, përpara luftës civile të 2011 në një nxjerrje prej 1.65 milion fuçishë në ditë.

Në 2011 prodhimi ra në 0.502 milion fuçi në ditë, në 2012 u kthye të jetë i konsiderueshëm (1.48 milion fuçi në ditë) për të rënë sërish ndjeshëm në 0.404 milion fuçi në ditë deri sa ka arritur në 2019 që të kalojë 1 milion fuçitë në ditë (1.039 milion fuçi në ditë). Kësaj i duhet shtuar e dhëna se rezervat e demonstrueshme për Libinë në vlerësimin e fundit të 2019, do të ishin me 48.36 milion fuçi në ditë, vendi i 9-të prodhues në botë dhe në krye të kontinentit afrikan (burim CIA Word Factbook). Veç kësaj, sipas vlerësimeve të Energy Information Administration (EIA) amerikane, potencialitetet nxjerrëse të Libisë, duke mbajtur parasysh impiantet joaktive përej dëmtimeve dhe vjetërsisë së materialeve, vërtitet rreth 1.6 milion fuçive në ditë, shifër që gjithsesi do ta vendoste si vendin e 3-të prodhues të Afrikës (pas Angolës dhe Nigerisë) dhe në 15-të parët në botë.

Edhe prodhimi i gazit natyror, megjithëse jo në shifrat e prodhimit të naftës, por prej rolit të metanit në tranzicionin energjitik, ka marrë dhe do të marrë një rol të rëndësishëm në ekonominë e fragmentuar libiane. Prodhimi i gazit natyror arriti maksimumin në 2010 me 16.81 miliard metra kub në vit, ndërsa më 2019 e dhëna është me 9.09 miliard metra kub në vit. Këto shifra tregojnë varësinë ekstreme e ekonomisë libiane mga prodjimi dhe eksportimi i hidrokarbureve: 70% e PBB-së kombëtare dhe 95% e eksportit libian bazohen mbi të gjithë sektorin e hidrokarbureve. Ky përfaqëson pastaj rreth 90% e të hyrave shtetërore; kjo e dhënë e fundit forcon edhe centralitetin e kontrollit të burimeve të këtyre rezervave edhe për konsolidimin e stabilitetit politik dhe për menaxhimin e konsensusit të popullsisë, edhe në raport me konfliktet e brendshme në zhvillim midis dy fraksioneve. Lufta civile e ka dëmtuar rëndë strukturën prodhuese dhe infrastrukturat energjitike të vendit, si drejtpërsëdrejti nga operacionet luftarake, ashtu edhe prej paqartësisë lidhur me vazhdueshmërinë e eksporteve të naftës e të gazit natyror.

Kompleksiteti i rrjetit të transportit parësor të hidrokarbureve përbëhet nga 3 naftësjellës respektivisht 200, 175 dhe 137 kilometra të gjatë, të pranishëm në shumë rajone dhe të kontrolluar nga rreshtime të ndryshme, si edhe nga një artikulim i 2 gazsjellësve kryesorë që bashkohen në gazsjellësin Greenstream, infrastrukturë prej 520 kilometrash që lidh territorin libian nga stacioni i kompresimit të Mellitah në daljen siçiliane të Gela (CL). Greenstream BV, kompania menaxhuese e impiantit, kontrollohet me 50% nga ENI, nëpërmjet ENI North Africa BV, dhe në 50% tjetër nga NOC (National Oil Company), kompania shtetërore libiane e hidrokarbureve. National Oil Corporation (NOC), është instrumenti biznesor me të cilën është pajisur shteti libian për menaxhimin e sektorit të hidrokarburev e gjatë regjimit të Gheddafi. U krijua më 12 nëntor 1970, me Ligjin Nr. 24/1970, në zëvendësim të Libyan Petroleum Corporation. NOC ka operuar në vite për të forcuar zhvillimin e hidrokarbureve e jo vetëm, duke qenë dhe është akoma instrumenti kryesor i ndërhyrjes së ekonomisë kombëtare libiane. Është një holding i integruar që operon në eksplorimin e gazit natyror, në rafinim (impiante në Zawia e Ras Lanuf), në komercializim të produkteve të naftës e të gazit, në petrokimi (impiant gjithmonë në Ras Lanuf) me prodhimin e etilenit e polietilenit dhe në prodhimin e amoniakut, uresë e metanolit; në strukturën e kompanisë është aktive edhe një Qendër Kërkimore për Aktivitetet Petrolifere.

Sot për sot, në gjendjen e përçarjes së brendshme midis dy fraksioneve, disa kompani të grupit midis të cilave Sirte Oil Company, Harouge Oil Operations, Waha Oil Company, Zueitina Oil Company dhe Arab Gulf Oil Company (AGOCO), janë nën kontrollin e Komandës së LNA të Gjeneralit Haftar, që kushtëzon vetë operativitetin e aktiviteteve komplekse të NOC, me pasoja të rënda në pozicionimin në tregun ndërkombëtar. Megjithatë, edhe në këtë periudhë lufte, NOC përfaqëson një prej institucioneve me kohezion ndërkombëtar dhe Presidenti i saj Mustafa Sanalla, pikërisht prej vlerës së NOC në kontekstin libian, ka marrë një rol ndërmjetësimi midis fraksioneve ndërluftuese.

Shteti libian kontrollon financiaren Oilinvest, me seli në Vendet e Ulëta dhe që operon në sektorin petrolifer, duke kontrolluar dy marka të rëndësishme tregtare si Tamoil e HEM dhe me nj faturim bruto vjetor prej 12.7 miliard eurosh. Sidomos Tamoil, markë e blerë në fundin e viteve ’80, operon akoma në Itali me një seli drejtimi në Milano dhe me një depozitë në Cremona, ku më 2011 u ndërpre prodhimi i një rafinerie historike, e bërë pronë e kompanisë libiane.

Për t’u evidentuar edhe aktiviteti i GECOL, Libyan General Electric Company, kompanisë shtetërore përgjegjëse e prodhimit, gjenerimit, transmetimit dhe shpërndarjes elektrike. Edhe në aspektin elektrik Libia mund të përfaqësojë një territor strategjik, edhe në funksion të zëvendësimit të miksit energjitik nga fosilet me Burime Energjitike të Rinovueshme; faktikisht, pozicioni gjeografik dhe afërsia me brigjet italiane dhe, për pasojë, të Bashkimit Europian mund të jetë kryesore në projektin ambicioz e interkonjeksionit të transmetimit elektrik të zonës euromesdhetare, e mbiquajtur MED RING, ku do të duhet të konvergjojnë prodhimet elektrike afrikane derivuese nga FER.

Kompanitë ndërkombëtare të naftës që operojnë në territorin libian janë ende të ndryshme, duke filluar nga ENI, më e ekspozuara; francezja Total, në rritje prej blerjes së një pjesëmarrjeje të re në eksplorim e prodhim; British Petroleum, që disa vite më parë ka përfunduar një marrëveshje bashkëpunimi me NOC dhe ENI për hfrytëzimin e disa fushave eksploruese; spanjollja Repsol, e impenjuar në basenin e Murzuq bashkë me NOC, Total, norvegjezen Hydro dhe austriaken OMV; së fundi, kolosët amerikanë ExxoMobil, Conoco Philips, Chevron, Hess. Për t’u përmendur rëndësia e rolit që po merr Kina. Përpara riatdhesimit të tyre në vijim të luftës aktuale civile mudus dy fraksioneve, CNPC, kompania petrolifere e kontrolluar nga shteti kinez, dispononte një fuqi punëtore në Libi prej 30000 punonjësish dhe teknikësh kinezë dhe kanalizonte 11% të eksporteve të naftës bruto.

Siç e kemi nënvizuar, italiania ENI është kompania më shumë e ekspozuar në territorin libian, ku është aktive qysh nga viti 1959. Ka prodhime aktive në eksplorim e prodhim on shore dhe off shore në Gjirin e Tripolit, të garantuar nga 11 tituj minerarë dhe 6 zona të kontraktuara. Në vitin 2018 ka ndodhur nisja prodhuese në projektin off shore Bahr Essalam 2, ndërsa garantohet furnizimi me gaz natyror drejt Italisë me 4.5 miliard metra kub në vit, nëpërmjet të sipërpërmendurit Greenstream dhe fuqizimit të impianteve Mellitah e Sabratha. Veç kësaj, ENI është e impenjuar edhe në projekte zhvillimi, në marrëveshje me GECOL e NOC, të burimeve të energjisë së rinovueshme dhe të gjeneratës elektrike (eolike dhe diellore) dhe në një ndërhyrje më 2019 të rivendosjes sl 428 MW në zonën e Tripolit. Një impenjim i rëndësishëm dhe domethënës, si për të riprovuar centralitetin e territorit libian për Italinë. Në Libi po kalohet një fazë jashtëzakonisht delikate për ekulibrat e brendshëm, e ushqyer nga skenarë ndërkombëtarë që kanë parë vitet e fundit të shtohen protagonistët, të cilët kërkojnë të futen në kontrollin e kësaj zone territoriale.

Megjithatë, pavarësisht këtyre kritikave politike dhe ekonomike, siç e përcjell Lorenzo Marinone në Atlantin Gjeopolitik të Mesdheut 2019: “Libia mbetet potencialisht një vend i pasur, që buron nga rezervat e mëdha të hidrokarbureve të saj (naftë dhe gaz, karburanti i tranzicionit); rezerva që deri më 2011 u kanë mundësuar libianëve të gëzojnë një nivel jetese mesatarisht më të lartë se vendet e tjera të Magrebit”.

Është e urueshme që “armëpushimi” i kohëve të fundit mund të shfrytëzohet për stabilizimin e shtetit libian, për një centralitet të rigjetur të Bashkimit Europian dhe të italisë në çështjen libiane, si element frenues ndaj tentativave hegjemoniste të disa shteteve (Turqia dhe Rusia mbi të gjitha) dhe sidomos në mbështetje të pranisë së rëndësishme të grupeve italiane të linjës energjitike.

(nga Fondazione Tarantelli)

 

Përgatiti

ARMIN TIRANA