Kush është kjo grua te greva? Kryemadhi nxjerr ‘blof’ Ramën: E di se të djeg, por kjo është e vërteta…

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi, ka vizituar mbrëmjen e sotme naftëtaret e Ballshit, të cilat prej disa ditësh janë futur në një grevë urie. Marrja e pagave të prapambetura dhe rikthimi i tyre në punë me kontrata individuale, janë kërkesat e paplotësuara që i shtyu naftëtaret në ndërmarrjen e këtij vendimi ekstrem

Kryemadhi i bën thirrje kryeministrit që t’i largojë duart nga gratë e Fierit, pasi ato nuk janë mish për top për inatet e politikës. Gjithashtu ajo inkurajoi gratë greviste në betejën për të drejtat e tyre, si dhe theksoi se forca e grave të Shqipërisë do të ndërtojë Shqipërinë e pas 25 Prillit, ku femrat nuk do të shfrytëzohen por d t’u jepet vendi i duhur.

Postimi i plotë

Edi, unë e di sa të djegin të vërtetat që unë artikuloj pa frikë ndaj teje dhe oligarkëve që je lidhur aq ngushtë. E kuptoj se marazi të ka errur sytë. Këto ishin gratë greviste që unë takova në Ballsh dhe jo mamaja e nderuar e një punonjësi Bashkie rilindase që sot e kishe çuar me urdhër për ta përdorur në sulm politik ndaj meje.

Bëji nder familjes tënde dhe largoji duart nga gratë e Fierit, se ato nuk janë mish për top për inatet politike që po të shtohen tani teksa po të ngushtohet laku në shterim të ditëve të pushtetit.

Kurajo për gratë greviste të cilat i mbështes në betejën për të drejtat e tyre dhe forca e grave të Shqipërisë, për t’u bërë bashkë më 25 Prill që të ndërtojmë Shqipërinë që nuk i shfrytëzon dhe nëpërkëmb por i jep vendin e duhur grave e vajzave të vendit!

https://www.facebook.com/watch/?ref=external&v=662793740905200