Kryebashkiaku i Ramës, në gjendje depresive…

Procesi i votimit brenda strukturave të PD, për përzgjedhjen e prëfaqësuesve politikë për në Kuvendin e Shqipërisë, në degën Pukë të Partisë Demokratike, ka krijuar një klimë besimi dhe shprese në komunitetin pukjan dhe jo vetëm, se PD-ja tashmë është alternativa e shkëputjes së vendit nga kthetrat e krimit të organizuar, të përfasësuara nga klika qeverisëse që mban të ngërthyer perpsektivën e vendit prej më shumë se 7 vitesh, duke e zhytur në pashpresshmëri dhe zymtësi, si dhe e vetmja mundësi për daljen e vendit nga kriza.

Këtë klimë shprese, e solli standardi i ndjekur nga strukturat e PD, që me votën e tyre konstestuese, po profilizojnë identikitin e përafqësuesve të tyre të ardhshëm të PD-së në Kuvendin e Shqipërisë, të cilët janë profile publike, me kontribute në sfera të ndryshme dhe me ndikim pozitiv në fushat profesionale dhe në jetën komunitare.

Një situatë e tillë optimiste ka zgjuar “demonin” tek pala kundërshtare, që shohin tek ky proces rrokullisjen që i ndodh pushtetit të tyre. Përmes një prononcimi të pazakontë, në kushtet e një çekuilibri mendor, kreu i bashkisë Pukë, i njohur për karakterin intrigues dhe fjalorin shantazhues, ka shfaqur “shqetësimin” e tij për mospërfaqësimin real të pukjanëve nga procesi i votimit të para pak ditëve në degën Pukë të PD.

Duke analizuar procesin, ky ngatërrestar mediokër, që fut hundët në çdo aspekt të jetës sociale, politike dhe ekonomike të komunitetit, është shfaqur në një video-prononcim, duke sulmuar dhe trysnuar strukturat e PD, si dhe me shpirtin katran të tij, është përpjekur të nxisë skenarët e një ndarjeje me karakter fetar, intrigë kjo e denjë për edukimin dhe formimin e tij provincial.

Qytetarët pukjanë, janë habitur për reagimin pa sens të kryebashkiakut Gjonaj, i cili krahas prepotencës gjuhësore, mbushur me fjali mllefosëse dhe me sintagma urrjetjeje për demokratët pukjanë dhe listën emërore të kandidatëve të PD, ka shprehur melankolizmin e tij, për mungesën në këtë listë të dy figurave, që sipas tij, do të ishin “gjetja ideale”, për përfaqësimin e Pukës nga PD.

Herë si një qaraman, nga mungesa e emrave “të preferuar” të tij, herë si arrogant nga prezenca e emrave të tjerë në listë, kryebashkiaku gjuhëshfrenuar, ka derdhur një lumë histerie dhe sharjesh në adresë të anëtërsisë së PD, që sipas tij, privuan qytetërt nga shërbimet e 3 instituciove.
Duke ndjekur këtë këtë trajektore zhvillimesh të pazakontë, kreu i degës së PD Pukë, Ferit Ringaj, ka adresuar mesazhin e radhës ndaj “Gjonit të Zi” (kështu kanë filluat ta thërrasin banorët e Pukës kreun i bashkisë), duke nënvizuar se : “uragani i demokratëve pukjanë në Pukë & Fushë -Arrëz e paska tmerruar nga fundosja e shpejtë bandën e rilindjes dhe soj-sorrollopin e tyre politik”.

Në reagimin e tij, kreu I PD Pukë, Ringaj është ndalur në rolin tejet pozitiv dhe impaktin që pati ky proces, si dhe paralajmëroi,se në ditët në vijim qytetarët dhe opinioni publik do njihen publikisht, qoftë për transparencën e menaxhimit të fondeve publike ashtu dhe me faktet e manipulimit, grabitjes e shkatërrimit të pronës publike nga kryebashkiaku Gjonaj për interesa të biznesit të tij.

Reagimi i kreut të degës së P, Pukë, Ferit Ringaj:
“Dy herë behesh fëmijë, një herë kur je në moshën e femijërisë e një herë tjetër në pleqëri”- kamë dëgjuar nga të moshuarit.🤣🤣

Mu kujtua kjo shprehje kur pashë sot fjalimin e njeriut të “qartur” tashmë, kryetarit të paligjshëm të Bashkisë Pukë, që është në atë post një herë me vota të blera e herën tjetër pa rival e me vota kontestuese më shumë se të vlefshme.

Uragani i djeshëm i demokratëve pukjanë në Pukë & Fushë -Arrëz e paska tmerruar nga fundosja e shpejtë e tij e gjithë bandës së Rilindjes.

Politikisht për deklarata të tilla do kisha dëshirë të merrem me kryetarin e PS-së, por mbase ky, që ka shqyer dhe shkelmuar dyert e asaj partie,ka eleminuar edhe të gjithë “armiqtë e klasës” 🤣brenda asaj partie sipas filozofisë së regjimit komunist, me sa duket ju ka marrë edhe partinë.
Personalisht e kam përsëritur edhe më parë, nuk do merrem me të me fyrje personale për aq kohë sa jam në këtë detyrë me votën e demokratëve, por vetëm me bëmat e tij në detyrën që ushtron, ku, në ditët në vijim qytetarët dhe opinioni publik do njihen publikisht, qoftë për transparencën e menaxhimit të fondeve publike ashtu dhe me faktet e manipulimit, grabitjes e shkatërrimit të pronës publike për interesa të biznesit të tij.

Asgjë dhe askush nuk do mund të më pengojë, intimidojë, shantazhojë në këtë mision të shenjtë të bashkimit të demokratëve dhe nxjerrjen edhe në pension politik të “tellallit plak”.
Në fund, pleqëri të mbarë e vazhdo bjeri “bidonit”
Ditëmëtëmira