Kosova nis shpërndarjen e 11.3 milionë eurove subvencione për bujqit, Rama zero lekë

Ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa ka bërë të ditur se këtë javë kanë filluar me pagesat e subvencioneve për vitin 2020.

Sipas ministrit Mustafa deri tani kanë realizuar pagesat për 11 mijë e 521 bujq në vlerë prej 11 milionë e 374 mijë e 6 euro.

“Fillimisht do të pranoni pagesën sipas Programit të rregullt dhe pasi që t’i kemi paguar subvencionet për të gjithë bujqit, do të merrni edhe pagesën e dytë, pra do t’i merrni subvencionet dyfish”, ka thënë Mustafa.

Ai ka shtuar se për pemishte fillimisht do të marrin pagesë prej 400 euro pastaj edhe pagesën e dytë 400 euro, gjithsej 800 euro e kështu me radhë për të gjitha kulturat bujqësore.