Konservatorët Europianë: Mazhoranca socialiste ndryshoi Kodin e vetme, minoi shanset që vendi të fillojë negociatat e pranimit në BE

Partitë Konservatore dhe Reformiste Evropiane shpreh shqetësimin mbi ndryshimet zgjedhore nga qeveria shqiptare.

Në një deklaratë për mediat të grupit evropian, ku bën pjesë edhe Partia Republikane Shqiptare thuhet se mazhoranca e Edi Ramës e refuzoi kërkesën e opozitës për të kërkuar ekspertizën e ODIHR-it.

Deklarata e plotë e Partive Konservatore dhe Reformiste Evropiane 

Partia Konservatore dhe Reformiste Evropiane shpreh shqetësimin e saj të thellë mbi veprimet e qeverisë socialiste në Shqipëri, në lëvizjen e tyre të papritur për të ndryshuar Kushtetutën dhe sistemin elektoral, pa konsensusin me opozitën, siç ishte rënë dakord në 14 Janar në dokumentin për krijimin e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore, mbështetur nga Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar.

Socialistët refuzuan kërkesën e opozitës për të kërkuar ekspertizën e ODHIR sic ishte rënë dakord në marrëveshjen e Janarit për mosmarrëveshjet midis të dy palëve. Veprimet e partisë qeverisëse Socialiste rrezikojnë prishjen e besimit të publikut në sistemin zgjedhor dhe minimin e shtetit të së drejtës.

Ndryshimet elektorale janë në shkelje të drejtpërdrejtë të marrëveshjes së 5 qershorit të nënshkruar midis qeverisë dhe opozitës, duke minuar shanset që vendi të fillojë negociatat e tij të pranimit në BE.

Drejtuesi i Partisë Republikane Shqiptare, e cila është Anëtare e Partisë ECR, Fatmir Mediu tha: ‘Duke votuar sot për të shkelur marrëveshjen e 5 qershorit me opozitën e ndermjetesuar me BE-në, SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar, kryeministri Edi Rama hodhi një hije të errët per zgjedhjet e përgjithshme të prillit të cilat duhet të jenë të lira dhe të ndershme. Duke e bërë këtë Rama qartë pengon integrimin e Shqipërisë në BE.

ECR