“Konfidentja” tjetër e “tigrit” dhe afera…

Ish-Kryeministri Berisha ka denonmcuar përmes një infoermnacioni nga qytetari dixhital 12 afera të pista korruptive të konfidententes tjetër të “tigrit” të financave.

Ndrikull Zhanina nuk ka te ndalur. Qytetari dixhital e akuzon per afera te shumta korruptive. Nder te tjera fale toka dhe zhduk toka. Ajo ka mbeshtetjen e narkoministrit Zho Zho!

Lexoni mesazhin e tij
Zoti Berisha. Ju uroj shëndet të plotë. Po ju dërgoj ca informacione të detajuara se çfarë kërdie me vjedhje dhe korrupsiuon po bën drejtoresha Zhanina Dapi, kofidentja e dikurshme e Arben Ahmetajt, tani në krye të Rezidencës Studentore Nr.2. Të tëra këto shkelje flagrante ia ka listuar edhe KLSH në audtitin e kryer, por ajo vazhdon e pashqetësuar fare me avazin e tash mbi 3 viteve, sa drejton aty, vjedh e vjedh, pa u ndalur.

Ju lutemi denoncojeni dhe Ju, ndoshta kujtohet SPAK a Prokuroria të merren me këtë hajdute që ka marrë në qafë dhjetëra njerëz, duke i hequr nga puna pa të drejtë, dhe e ka mbush me njerëz të besuar të vetët, që nuk kanë as diplomë (i kanë false) dhe nuk përputhen asnjë me vendin e punës që mbajnë.

Ja 12, nga 52 aferat e mëdha korruptive të Zhanina Dapit, që ka zbuluar KLSH
– Sipas regjistrave, nga inventari i Rezidencës Studentore Nr. 2, drejtorja Zhanina Dapi, ka zhdukur sipërfaqe godinë 2546 m2 pa dhënë asnjë sqarim; shkëputur nga sipërfaqe totale 16 015 m2 godinë-konvikt-mensë (Zona Kadastrale 8120 Tiranë) dhe këtë grabitje e ka pasqyruar me hartë false dhe në regjistrin hipotekor.

– Ka lënë në fuqi e ka rinovuar, Kontratë Noteriale me Rep. Nr. 119 dhe Kol. Nr. 51, datë 10.01.2018 me shoqërinë “A.N.-shpk”, për dhurimin e 110 m2+84 m2 ndërtim, duke bërë letra false, sikur është shkëmbyer me 70 m2 mjedis funksional; madje drejtorja Dapi dhe Bordi i kanë dhënë firmës në fjalë dhe 161 m2 truall shtesë, me Kontratë nr. 5453, Kol. nr. 2330, datë 07.11.2018.
– Në datën 27.03.2019, drejtorja Zhanina Dapi, ka bërë Aneks Shtesë Kontrate Nr. 1718 Rep. Nr. 728 Kol., me subjektin privat, sipas të cilës i konfirmon që këto sipërfaqe janë në pronësi të tij, por pa patur dosje shitje.

– Në vitet 2018-2019, kjo shoqëri ka punuar pa plan ekonomik-financiar, duke raportuar vetëm 76.9% dhe 70.57% të ardhura, ndërkohë që kapacitetet e shfrytëzimit kanë qenë 115%; pa llogaritur 11.8 milionë lekë të reja të ardhura nga qiratë e objekteve, dhomave e faturat mjedisore për aktivitete, të cilat mungojnë në pasqyrat e bilanceve vjetore, sikur nuk ekzitojnë.

– Në bilancin 2018, drejtorja Dapi, ka pasqyruar 182,321,802 lekë të reja shpenzime; kur ka patur 149,359,539 lekë të reja të ardhura; ndërsa për vitin 2019 ka pasqyruar 180,257,097 lekë të reja shpenzime, kur ka patur 158,339,704 lekë të reja të ardhura; dhe sipas KLSH, këto shtesa shpenzimesh në vlerë afro 55 milioinë lekë të reja janë bërë me preventivë e fatura fiktive.
– Në secilën godinë konvikti nr. 1 e nr. 2 të Mjekësisë, ka vetëm 8 kabina dushi për studentët, që gjenden në katet e para; me ujë të ngrohur nga kaldaja e përgjithshme, por fatura për lëndë djegëse është plotësuar për 12,303,310 lekë të reja pa TVSH, ose 70% më tepër, përveç vlerës 756 000 lekë të reja për materile mirëmbajtje e 9,510,284 lekë të reja fuqi punëtore, ose në total 22,569,594 lekë të reja për funksionimin e 16 kabina dushi.

– Në 62 raste, janë kryer pagesa nëpërmjet arkës me para në shumën totale prej 3 006 845 lekë, me fatura dore dhe pa TVSH e të pa vulosura nga shitësi, ose kryersi i shërbimit.
– Pas emërimit drejtore të Zhanina Dapi më 14.02.2018; nuk plotësohet më “Pasqyra nr. 5”, që përmban shënimet për çdo shpenzim duke punuar me “Pasqyra nr. 1-4”, ku bëhen vetëm përmbledhje pa detajin zëra, llogari e sektorë.

– Për pasuritë e shoqërisë tokë-truall të Rezidencës Studentore Nr. 2, është hequr detyrimi për inventarizimin vjetor; dhe ekziston vetëm vlera 374,855,914 lekë, por e pa detajur me godina, objekte e sipërfaqe mjedise-truall; madje mungon dhe vlera e investimit fizik të bërë në to vitin e fundit, në shumën 633,306,165 lekë të reja, që krijon dyshim për tendera fiktivë.

– Drejtorja Dapi, ka caktuar komisionerë për verifikimet financiare e pasurore; persona të cilët kanë detyrime materiale-financiare ndaj kësaj shoqërie, si nëpunës të akuzuar e shkarkuar, apo ulur në detyra për korrupsion.
– Në 176 tendera blerje mallra konsumi, me vlerë 87 milionë, 235 mijë e 890 mijë lekë; procedurat janë bërë me komision pa specialistë; ndërsa furniturat janë marrë në dorëzim nga persona të ngarkuar gojarisht prej drejtores Dapi, por pa u kontrolluar sa materiale janë bërë hyrje.
– Me Akt nr. 72/8 datë 07.03.2019, është lidhur kontrata midis drejtores Zhanina Dapi dhe subjektit privat Th.Q., sipas të cilës Rezidenca Studentore Nr. 2, merr me qira 99 mijë lekë në muaj, magazinë 500 m2 në autostradën Tiranë-Durrës për një periudhë 1 vjeçare; për gjoja mbajtje në ruajte materiale jashtë përdorimi, por rezulton se sipërfaqja 500 m2 është pjesë e një kapanoni me sipërfaqe 2,220 m²; ku nuk ka as “1 gozhdë” të Rezidencës Studentore Nr. 2.

Kaq për sot, të tjerat në vijim, sepse janë 52 akte të rënda abuzimi, të cilat shoqërohen me pagesa ilegale dhe abuzime të tjera në paga, shërbime, tranferta ilegale, dhenie mjedisesh në përdorime private me pagesa ilegale, blerje materialesh elektrike, ndërtimi e hotelerie që nuk janë magazinuar