Komisioneri Europian për Zgjerimin thirrje Ramës: Prisni “Venecian” për Kodin Zgjedhor

EP-094320A_Hearing_VARHELYI_complete

Komisioneri Europian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi ka zmbrapsur Edi Ramën, në lidhje me Kodin Zgjedhor.

Me një status në Twitter, Varhelyi shkruan se, Rama dhe mazhoranca e tij duhet të presin Komisionin e Venecias, ku presidenti ka dërguar ndryshimet e 30 korrikut në Kodin Zgjedhor të miratuar në mënyrë të njëanshme nga Rama.

“Kodi Zgjedhor i Shqipërisë: Kam besim se Komisioni i Venecias do t’i këshillojë së shpejti palët shqiptare për implementimin e ndryshimeve kushtetuese të 30 korrikut.

Parlamenti duhet të marrë në konsideratë të presë për votimin për të llogaritur edhe këtë këshillë. Pres me padurim zgjedhje të lira e të ndershme në prill 2021”, shkruan Komisioneri i Zgjerimit në Twitter.