“Këlysh Blloku”, “Qen bir qeni”/ Rama i përgjigjet Metës

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas sulmit të paprecedentë që i bëri presidenti Ilir Meta mbrëmë në emisionin “Zonë e Lirë”. Rama gjatë një takimi në Kukës tha se, presidenti është kthyer në lolo. Kryeministri sqaroi edhe votën e socialistëve për ta zgjedhur në atë kohë si kreun e shtetit.

“Çfarë kërkon Ilir Meta dhe Monika nga Shqipëria. Nuk rri dot pa krijuar sherr çdo ditë. Ai fut në sherr dy, që të dalë i treti për paqe. E bën shqiptarët kryeministër, kryeparlamentar dhe president. Edhe unë edhe ne, kemi dhënë votën, por ishte me votat e tija në parlament.

Pa votat e tij nuk bëhej president. Isha i qartë për rolin e Metës. Hidh gurin fshih dorën. Në i dhamë presidentin opozitës. Ilir Meta është kthyer në lolo. Nuk do të thotë se ka qenë lolo në të shkuarën”, tha Rama.

Presidenti Meta shpërtheu mbrëmë n ndaj kryeministrit, të cilin e quajti “Këlysh Blloku” dhe “qen bir qeni”.

“Nuk merrem me atë qen bir qeni unë, sepse ai e di fuqinë time, se po të dua unë, ai këlysh blloku të gjejë vrimë ku të futet. Ilir Meta ka aq shumë fuqi sa ta bëjë atë që mos të ketë vrimë ku të futet. Se unë kam popullin me vete, popullin që vuan. Nuk jam me oligarkët unë. Ky është roli im, t’i dal për zot Kushtetutës.

Një njeri që izolon vendin qëllimisht, që largon të rinjtë nga vendi me qëllim, që i thotë gjeneralëve të ushtrisë, mos shko te Ilir Meta, si mos ta quash qen bir qeni. Shteti është marrë peng nga një bandë, e kontrolluar nga Sorosi, se s’dua të nxjerr emrat këtu, edhe ata analistë që marrin lekë, se nuk e kam me ata”, tha Meta.