Këlliçi: Qytetarët e Tiranës paguajnë 51 mijë euro në ditë për inceneratorët, qyteti është ende i pisët

Kryetari i FRPD, Belind Këlliçi u shpreh se, “qytetarët e Tiranës i paguajnë pronarëve të inceneratorëve plot 51 mijë euro në ditë, ndërsa qyteti është ende i pisët”.

‘Bashkia e Tiranës, vetëm për vitin 2020, deri në fund të këtij viti planifikon të mbledhë plot 2.2 miliardë lekë nga tarifa e pastrimit, me një rritje prej 17% me vitin e kaluar’, tha kreu i FRPD-së Belind Këlliçi, në një deklaratë ku ishin të pranishem dhe rinj të njësisë numër 4, në Tiranë.

Ai tha se pavarësisht se ‘mafia e plehrave e drejtuar nga Erion Veliaj, Edi Rama, Arben Ahmetaj, Banda e Lushnjes dhe elemente të Ndraghetës, transferon çdo vit në parajsat fiskale përmes sekserëve të tyre, Mërtirit dhe Zotos plot 11 milionë euro, qyteti është ende i pisët’.

Ndaj, tha ai, ‘erdhëm me të rintjë për të pastruar një zonë, sepse e dimë fare mirë që videot 3D, montazhet që nxjerr Erion Veliaj dhe Edi Rama në facebook, nuk ndihmojnë në mirëqenien dhe jetesën në kryeqytet’.