Karlo nis ndërtimin në tokën që kushton 15 milion euro, Berisha: Ky është monumenti i zi i mafies shqiptaro-pulieze, Rama-Bolino!

Ish-Kryeministri Berisha ka denoncuar fillimin e punimeve në zonën më të shtrenjtë të Tiranës, nga Karlo Bolino, të cilit Edi Rama  ka dhënë një tokë që kushton 1200 euro m2 për 1 euro m2, për të ndërtuar godinën ku do të vendosë televizionin e tij.

Pikërisht në tokën ku ishte vendosur që të ndërtohej një shkollë.

‘Ky eshte monumenti i zi i mafies shqiptaro – pulieze Rama-Bolino!

Karlo Malavita dhe ortaku i tij Edvin Hajduti filluan ndertimin ne mes te Tiranes. Ata po ndertojne per mediat e tyre ne token qe kushton 1200 euro metri katror, por qe me VKM te firmosur nga ortaku i tij ne hajni Edvin Hajduti e mori me 1 euro metrin katror.

Kjo toke e grabitur nga mafia shqiptaro – puljeze qe se bashku me ndertesat perreth shkon ne 15 milione euro, ishte parashikuar per ndertimin e gjimnazit per zonen prej 5O mije banoreve qe nuk ka nje te tille.

Shikoni videon e qytetarit dixhital dhe lexoni mesazhin e tij. sb

Pershendetje dr po te njoftoj se Bolino dhe Edi Rama kane nisur ndertimin ne token qe kane marre me nje euro por qe kushton 1200 euro metri katror.