Kaos me trafikun në Tiranë, vargu i makinave arrin në disa kilometra

Prej ditësh denoncohen raste mbi kaosin e trafikut në Tiranë. Bashkia e drejtuar nga Erion Veliaj me ndërhyrjet në disa nga akset rrugore, duke ngushtuar rrugë dhe zgjeruar korsitë e biçikletave, apo me bllokimin që iu bë qarkullimit te sheshi Shqiponja.

Videot e mëposhtme tregojnë situatën në Paskuqan, ku trafiku është pothuajse i bllokuar në akset që lidhin zonën periferike me qytetin.

Vargu i automjeteve arrin në disa kilometra, ndërsa zgjidhja mungon. Nuk ka as punonjës të policisë që mund të disiplinojnë lëvizjen dhe as semaforë.

Trafiku është kthyer totalisht në kaos, ndërsa Lali Eri vijon anëtarësimet e këngëtareve në rradhët e Rilindjes.