Ish-kreu i PS: Pas peshkut kur vinte në Shkodër, Spiropali tani ha…

Ish-kryetari i PS të Shkodrës, Edip Shiroka, ka reaguar pas deklaratës së Elisa Spiropalit një ditë më parë, se ishin takuar vetëm një herë. Shiroka tregon në reagimin e tij se si ka ndyshuar Spiropali pas marrjes së posteve të rëndësishme nga Rama.

“Kaq e vërtetë është ai pohimi që vetëm një herë jemi takuar, dhe pikërisht njat’ harë, sa që kur u bë drejtoreshë e madhe nuk e mbaja mend dhe duke dasht me kujtu kush asht kjo, shokët më treguan foton e asaj kohe dhe menjëherë mu çfaq ajo e atëhershmja, ajo që sot i duken miza të gjithë, ajo që há gjithkend, ajo që falë Rilindjes, rilindi si Mamicë, pa pas lidhje me Skenderbeun e vërtetë veçse me këtë surrogaton”, shkruan Edip Shiroka, në një status në ‘Facebook’.

Kujtojmë që pak ditë më parë, po në rrjetin social ‘Facebook’, ai kujtoi kohën e hershme të takimit me ministren Spiropali. Me tone tallëse ai u shpreh se ministrja asokohe e pyeste ku do ta hamë peshkun sonte. Ashtu si shumë të tjerë edhe Shiroka shprehet i befasuar nga ndryshimi rrënjësor i saj, nga një vajzë e imtë në një zonjë që e ka pushtuar luksi i shfrenuar.

statusi