Infektohet me Covid-19 kryebashkiaku i Ramës, frikë dhe panik tek punonjësit e Bashkisë

Kryebashkiaku i Ramës në Librazhd, Kastriot Gurra është infektuar me Covid-19.

Bëhet e ditur se Gurra ndodhet në banesën e tij nga ku po vijon drejtimin e punës së bashkisë, por infektimi i tij ka ngjallur frikë dhe panik tek punopnjësit e Bashkisë pasi druhen se janë prekur edhe ata nga Covidi.

Ndërkohë, Rama deklaroi sot se, nga java e ardhshme në Shqipëri mbajtja e maskave do të jetë e detyrueshme kudo. Policia e shtetit dhe policia bashkiake do të zbatojë dhe vendosë gjoba nëse qytetarët nuk do e mbajnë.

gurra