Infektohen me Covid-19 të gjithë kirurgët, çfarë po ndodh në spitalin e Burrelit

Që prej së hënës, salla e kirurgjisë në spitalin “Xhavit Mara” të qytetit të Burrelit është jashtë funksionit. Kjo për shkak se mjekët kirurg kanë rezultuar të infektuar me Covid-19.

Për 14 ditë pacientët që do të kenë nevojë për ndërhyrje kirurgjikale do të referohen për në spitalin Rajonal të Dibrës ose në Tiranë.

Një tjetër shërbim i munguar aktualisht në spitalin e Burrelit është edhe ai i ORL, pasi mjeku otorinolaringolog është karantinuar në banesë si pasojë e infektimit nga Covid-19.

Gjendja shëndetësore e mjekëve është e mirë dhe nuk kanë nevojë për hospitalizim.