Infektohen me Covid-19 dy mësues gjimnazi në Elbasan

Elbasani vazhdon të mbetet një vatër e nxehtë e përhapjes së koronavirusit në Shqipëri.

Së fundmi mësohet se dy mësues gjimnazi në qarkun e Elbasanit janë infektuar ditën e sotme me koronavirus.

Ndërkohë që një rast tjetër është shënuar në qytetin e Elbasanit dhe një tjetër në Cërrik.

Pas simptomave, mësuesit u janë drejtuar institucioneve shëndetësore për të bërë tamponin dhe përgjigja që morën sot ishte se janë të prekur nga sëmundja.

Mësuesit e prekur me Covid-19 janë karantinuar, ndërsa pritet që t’u bëhet tamponi edhe kontakteve të tyre.