Humbin jetën 3 minatorë, zbulohet kush ishte pronari i galerisë

Tre minatorë u gjetën të pajetë gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, në një minierë në Selishtë të Dibrës, pasi ishin shpallur të zhdukur nga familjarët e tyre.

Faxnews raporton se kjo ka qenë një minierë e vogël, në pronësi të inxhinerit Ismail Hoxha, i cili u gjet dhe vetë i pajetë brenda në minierë, ndërkohë që kushtet e sigurisë në punë kanë lënë shumë për të dëshiruar.

“Në minierë mungonin të gjitha kushtet teknike për të punuar, pasi nuk ka pasur kontroll nga ana e specialistëve, nëse kishte shembje, si dhe mungonte tubi i ajrimit. Kjo ka qenë një minierë e vogël, punonjësit e saj kanë qenë të padeklaruar, në total mund të kenë qenë 10 persona që kanë punuar aty.

Kushtet teknike në atë minierë janë zero, nëse do të ishin respektuar masat e sigurisë këta persona nuk do ta kishin humbur jetën. Miniera ka qenë në pronësi të inxhinierit Ismail Hoxha që ka humbur jetën, më kanë bërë me dije burime nga inspektoriati i punës”, u shpreh Doçi.

Pòlicia bën me dije se u gjetën trupat e shtetasve: Ismail Hoxha, 64 vjeç, banues në Peshkopi, Fatos Çesku, 55 vjeç, banues në Bulqizë dhe Rushdi Rushiti, 33 vjeç, banues në Bulqizë.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se kanë humbur jetën si pasojë e asfiksisë nga gazrat e minierës. Vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Mësohet se tre minatorët i kishin humbur kontaktet me familjarët e tyre prej 48 orësh. Ka qenë vëllai i inxhinierit Ismail Hoxha, ai që ka shkuar dhe ka bërë denoncimin në Pòlici. Më pas kanë qenë dhe banorët e zonës ata që janë përfshirë në kërkime, dhe kur kanë shkuar në galeri fillimisht kanë gjetur vetëm sendet personale të viktimave.

Teksa janë futur brenda në galeri, fillimisht është gjetur trupi i pajetë i Hoxhës, dhe disa metra më tej i dy minatorëve të tjerë, ndërsa dyshohet se humbja e jetës është shkaktuar nga asfiksia.

Punonin nga dy turne’, flet fqinji i 33-vjeçarit që u gjet i vdêkur në minierë

Një prej fqinjëve të Ruzhdi Rushitit, 33-vjeçarit që humbi jetën në minierë, ka rrëfyer për Fax Neës, detaje nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Selishtë të Dibrës, ku tre persona u gjetën të pajetë në minierë.

Sokol Balla rrëfen se dhe vetë atë e kishin ftuar që të shkonte të punonte brenda minierës, por nuk kishte pranuar, ndërsa tregon se 33-vjeçari Rushiti më herët mblidhte bime medicinale për të siguruar mbijetesën.

“Merrej me mbledhjen e luleve në mal, çun i mirë, hallexhi, më pati thënë dhe mua për punë në minierë, por nuk shkova. Atje flinin, ka punuar dhe më parë në minierë private. Ka qenë fati im ça ti bëjmë, më vjen keq shumë. Ka tre fëmijë, 2 çuna dhe një goc. Atë ditë që donte të shkonte më tha dhe mua, e nuk shkova, punonin me dy turne, për Zotin nuk e di për kushtet që kanë qenë atje”, shprehet Balla.

Faxweb.al mësoni më herët detaje nga trágjedia që ndodhi në një minierë në Selishtë të Dibrës, ku tre minatorë u gjetën të vdêkur gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, pasi ishin shpallur të zhdukur nga familjarët e tyre.

Gazetari Enver Doçi bën me dije se kjo ka qenë një minierë e vogël, në pronësi të inxhinerit Ismail Hoxha, i cili u gjet dhe vetë i pajetë brenda në minierë, ndërkohë që kushtet e sigurisë në punë kanë lënë shumë për të dëshiruar.

“Në minierë mungonin të gjitha kushtet teknike për të punuar, pasi nuk ka pasur kontroll nga ana e specialistëve, nëse kishte shembje, si dhe mungonte tubi i ajrimit. Kjo ka qenë një minierë e vogël, punonjësit e saj kanë qenë të padeklaruar, në total mund të kenë qenë 10 persona që kanë punuar aty.

Kushtet teknike në atë minierë janë zero, nëse do të ishin respektuar masat e sigurisë këta persona nuk do ta kishin humbur jetën. Miniera ka qenë në pronësi të inxhinierit Ismail Hoxha që ka humbur jetën, më kanë bërë me dije burime nga inspektoriati i punës”, u shpreh Doçi.

Pòlicia bën me dije se u gjetën trupat e shtetasve: Ismail Hoxha, 64 vjeç, banues në Peshkopi, Fatos Çesku, 55 vjeç, banues në Bulqizë dhe Rushdi Rushiti, 33 vjeç, banues në Bulqizë.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se kanë humbur jetën si pasojë e asfiksisë nga gazrat e minierës. Vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

s balla faxweb minatoret 690x405 1