Humb jetën nga nga Covid-19 specialistja e Shëndetit Publik në Tiranë (Foto)

Mimoza Toska Zoraqi, specialiste e promocionit të shëndetit publik, në Autoritetin Shëndetësor të Tiranës ka ndërruar jetë në moshën 61-vjeçare si pasojë e Còvidit. Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila i shpreh ngushëllimet familjes dhe tregon se Zoraqi humbi betejën me koronavirusin ditën e djeshme.

“Dje u nda prej nesh, për shkak të Còvid-19, Mimoza Toska Zoraqi, specialiste e promocionit të shëndetit publik, në Autoritetin Shëndetësor të Tiranës.  Eshtë një nga ata lajme që të shkaktojnë një hidhërim të papërshkrueshëm.

Moza ishte një zonjë e mrekullueshme, që rrezatonte veç mirësi, forcë dhe optimizëm me buzëqeshjen e saj të pandarë. Ngushëllimet më të sinqerta familjes. U prehsh në paqe, e paharrueshmja Moza!”, shkruan Manastirliu.

moza 780x405 1