Humb jetën nga Covid-19 inxhinieri i njohur

Një tjetër humbje jete është shënuar ditën e sotme nga koronavirusi në radhët e intelektualëve të njohur.

Inxhinieri i njohur Edmond Tafa, i prekur nga koronavirusi ka ndërruar jetë në një spital në Turqi, ku ndodhet për një trajtim më të specializuar.

Lajmin e kanë dhënë miqtë e tij në rrjetet sociale.

Miku i tij, Artur Guni kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor poston:

‘E pabesueshme largimi yt, kaq i shpejtë nga kjo jetë! Edmond Tafa, ky njeri qe gjithë kohën përhapte energji pozitive ndaj atyre që e rrethonin, nuk do të jetë më midis nesh!

Ne humbëm një shok, një mik, një qytetar të denjë të Elbasanit! Kjo është fotoja e fundit, para se të sëmurej nga Covid, e NE shoqëria, nuk mund ta besonim se kjo sëmundje mund të të mposhte ty Mondi, e kjo do të ishte hera e fundit, që do të shihnim !

Ngushëllime familjes dhe gjithë të afërmëve. R.I.P. MOND TAFA

auto tafa1111602687131