Humb jetën nga Covid-19 gazetari

Ka humbur jetën si pasojë e Covid 19 historiani dhe gazetari Nuri Dragoi. Referuar dëshmive të të afërmve të tij, Dragoi ka qenë prej disa javësh i infektuar prej Covid, dhe nuk ka mundur që të mbijetojë dot.

Dragoi ka qenë botues i disa librave, dhe i njohur për qendrimet e tij publike ndaj çështjeve të ndryshme historike dhe të aktualitetit në vend.

Lajmi për vdekjen e tij konfirmohet dhe nga gazetarja Eglantina Alliaj, e cila shpreh dhimbjen që Dragoi ka lënë pas te miqtë e tij.

“Në një betejë dyjavore me këtë virus të mallkuar që po merr shumë jetë njerëzish, ti humbe miku ynë, bashkëpunor i mirë, studiues dhe publicist i njohur, Nuri Dragoi! Çfarë dhimbje për familjen tënde, për miqtë, bashkëpunëtorët dhe dashamirësit e ty.

Pena jote do ti mungojë studimeve, historisë dhe rrënjeve shqiptare, ashtu sikur ti dije ta gdhendje në letër. I paharrruar qoftë kujtimi yt! Qofsh I parajsës!”, shkruan Alliaj në postimin e saj në rrjetet sociale.

auto nuri1602750448