Gratë naftëtare në gjendje të rëndë, Rama iu bën presion që të dalin nga greva…

Naftëtaret e Ballshit janë në ditën e tyre të 9-të të grevës, ndërsa gjendja e tyre sa vjen dhe rëndohet. Kryeministri Rama ka reaguar sërish duke ju vënë kushte. Ai shkruan se, do t’i takojë ato, vetëm në rast se e lënë në mes grevën.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama iu kërkon naftëtareve që të lënë grevën e urisë, pasi asgjë nuk mund të zgjidhet me presion.

“Unë jo vetëm nuk po hesht por po përsëris çdo ditë: Ndalni grevën dhe ulemi diskutojmë për hallin tuaj! Nuk ka negociata me presione e me ultimatume në një familje, po ka qarje halli me logjikë e me zemër të hapur! E thjeshtë: Dilni nga greva dhe do vij unë vetë tek ju menjëherë”, shkruan Rama.