Edi Rama, mbi 130 milionë euro shpenzime luksi për zyrat e tij! Denoncimi me fakte i Telitit

Nga Dorian TELITI

Në 7 vite, Edi Rama ka shpenzuar:

85,5 milion euro për blerje/qira operacionale/servis makinash;

25 milion euro për mobilim zyrash;

109 milion euro për rikonstruksion zyrash dhe godinash qeveritare;

4.5 milion euro për godinën e OSHEE-së;

3.2 milion euro vetëm për zyrat e Kryeministrisë;

1.25 milion euro për rikonstruksionin e zyrave të Albcontrol-it.

Asnjë përmirësim të shërbimit për qytetarët nuk kanë sjellë këto shpenzime marramendëse, ndërkohë që tarifat vetëm shtrenjtohen!

Radhët përpara zyrave të shtetit vazhdojnë të zgjaten!

Ryshfeti për të marrë shërbim vazhdon të shtrenjtohet!

Rama dhe enturazhi i tij vazhdojnë të majmen dhe të kridhen në luks!

Por, luksin dhe zdërhalljen e tyre me paratë e buxhetit, shqiptarët nuk e quajnë arritje!

E quajnë thjesht vjedhje!