E vërteta e rritjes së pagave, Dorian Teliti tregon faktet: Me Ramën nuk ka rritje reale!

Shqiptarët e dinë shumë mirë se cila forcë politike i rrit realisht pagat e kush bën gjoja sikur i rrit. I madh e i vogël e ka të qartë që gjatë qeverisjes PD paga mesatare ne sektorin publik u rrit me 95%, ndërkohë që Rilindja me jo më shumë se 21%.

Mësuesit e dinë mjaft mirë që 2006-2013 pagat e tyre u rritën me 129%, ndërkohë që këto 7 vitet e fundit me vetëm 8%.

Infermierët janë të ndërgjegjshëm që gjatë 2006-2013 pagat e tyre u rritën me 141%, ndërkohë që këto 7 vite të zymtë janë rritur me vetëm 26%.

Mjekët po ashtu e dinë mjaft mirë që gjatë 2006-2013 pagat e tyre u rritën me 91%, ndërkohë që në 7 vite të Rilindjes janë rritur me vetëm 22%.

Del Skenderbeu, pak muaj para zgjedhjeve dhe flet për rritje pagash, sikur të ketë vetëm 7 javë në qeveri e jo mbi 7 vjet tashmë, bën sikur shqiptarët se kuptojnë që pagat e tyre REALE kanë 7 vjet praktikisht që janë të ngrira, pasi inflacioni bën punën e tij.

Pagat reale për mësuesit, infermierët, mjekët dhe të gjithë shqiptarët nuk janë rritur, por në kurriz të tyre është rritur borxhi publik me 3.2 miliardë euro, janë rritur taksat me 2.2 miliardë euro dhe po paguajmë cmendurinë e PPP-ve qeveritare me kosto 2 miliardë euro.

Te gjithë e dinë se kush është forca politike që ka rritur realisht pagat dhe mirëqenien e shqiptarëve në të kaluarën dhe kush do ta bëjë atë edhe në të ardhmen e afërt, e dinë mjaft mirë se këtë gjë e ka bërë dhe do ta bëjë vetëm Partia Demokratike me programin e saj agresiv në mbështetje të ekonomisë, biznesit dhe shtresës së mesme shqiptare.

#ditëmëtëmira do të vijnë, në 25 prill shqiptarët do të votojnë masivisht ndryshimin