Dy fjalë për Komitetin e Ekspertëve…

Nga Elona CASLLI

Tĕ nderuar zonja dhe zotërinj, ekspertë të fushës së mjekësisë, që merrni vendime dhe bëni grafikun e jetës së çdo shqiptari, u përballa me këtë foto që shfaq një tryezë të rrumbullakët, ku ju jeni mbledhur për të diskutuar mbi menaxhimin e situatës.

Në këtë foto ju, që keni propozuar që:

– Shqiptarët të hynin në karantinë

– Shqiptarët të mbyllnin bizneset

– Fëmijët e shqiptarëve mos të shkonin në shkollë.

– Studentët shqiptarë mos të uleshin në auditore

– Të moshuarit shqiptarë të dilnin veç një ditë në javë

jeni në këtë foto pa maskë pa kurrfarë distancimi fizik.

Në këtë foto ju, që propozoni që

– Maska është e detyrueshme në rrugë, por jo në klub

– Maska është e detyrueshme në shkollë

– Universiteti duhet mbyllur

– Klubet duhen mbyllur pas orës dhjetë në mbrëmje

jeni në këtë foto pas maskë dhe pa kurrfarë distancimi fizik.

Policia e Shtetit e shpall arritje që ka gjobitur 727 shqiptarë që kanë qenë duke ecur rrugëve pa maska.

Ndërkohë e para që duhet gjobitur është kjo tavolinë e rrumbullakët.

Unë u gjobita dhe u rrethova nga pesë policë, sepse po kthehesha në shtëpi një mbrëmje dhe isha pa maskë. Isha vetëm në ambient të hapur.

Ju që përcaktoni grafikun e frymëmarrjes sonë, mblidheni në një ambient të mbyllur dhe nuk zbatoni atë çka u urdhëroni shqiptarëve.

Unë nuk jam mjeke, por në sytë e publikut as ju nuk jeni mjekë. Ju jeni thjesht goja e kryeministrit.

Ajo tavolinë nuk përfaqëson debatin e eksperteve. Ajo tavolinë përfaqĕson një gojë të madhe dhe të çartur që po gëlltit jetën e çdo shqiptari.

Post Scriptum- E vërteta është ajo që Partia e mban për të vërtetë.Realiteti mund të shihet vetëm me sytë e Partisë.
George Orëell 1984

komiteti

123376705 2766412367019479 7335020110144150827 n