Këlliçi nga stacioni i autobusave të azilkërkueve: Ja si po ikin qindra të rinj çdo ditë nga Shqipëria

– Edi Rama sa herë që dalin shifrat e frikshme të azilkërkuesve shqiptarë, nxjerr vemjen e bashkisë për të tërhequr vlmendjen me shpifje

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, KREU I FRPD BELIND KËLLIÇI

Shqiptaret po largohen cdo dite! Shikoni pas meje keta autobuze. Eshte ora 04:30 e mengjesit, nje ore kur perdite me qindra te rinj ikin cdo dite nga vendi. Ikin se nuk kane pune, nuk kane mundesi.

Sa herë që Edi Rama nuk di ç’të thotë për kërkesat e shumta të qytetarëve shqiptarë për azil në vendet e BE, sa herë që ai ballafaqohet me faktet tronditese se Shqiptaret jane te dytet pas Sirianeve qe po largohen nga vendi i tyre, ai nxjerr vemjen e bashkise per te larguar vemendjen me mashtrime e sulme te rendomta!

10 vite me pare, shqiptareve i’u rikthye dinjiteti te leviznin te lire, pa viza. Kete arritje historike te Shqiperise, sot Edi Rama po e ve ne diskutim. Edi Rama eshte ai qe po i detyron shqiptaret te emigrojne.

100 mijë të papunët e rinj, pa asnje mbeshtetje, pa asnje plan per punesimin e tyre, pa asnje vemendje nga qeveria, jane sot me syte nga azili. Megjithëse udhëtimi drejt BE-së është bërë pothuajse i pamundur për shumicën e njerëzve, kostot e udhëtimit janë të papërballueshme për 100 mijë të papunët e rinj, ata prapë i kanë sytë nga azili.

Akoma më tronditës është lajmi i shtimit të kërkesave për azil, kur 78% e tyre janë të rinj deri 34-vjeç, ndërsa 23% janë të mitur nën 17 vjeç.
Pyetja per qytetaret e thjeshte eshte: Çfarë i shtyn sot shqiptarët të ikin? Cfare i shtyn te rinjte te largohen? Cfare po i shtyn minorenet te ikin nga vendi i tyre?

Pergjigjja eshte e qarte per te gjithe. Shqiptaret po ikin nga keqqeverisja e Edi Rames, po ikin prej shkaterrimit te sipermarrjes, po ikin prej mbylljes se vendeve te punes.

Kete deshtim, nuk e mbulon dot asnje lloj mashtrimi nga vemja e tij ne Bashkine e Tiranes.

Sikur Edi Rama të punonte me po të njëjtin zell që gënjen qytetaret, Shqipëria nuk do të zbrazej çdo ditë e me shume.

Çfarë ndodh në orën 4 në Tiranë?

Ka ardhur koha që mos të largohen më shqiptarët, por palaçoja që drejton këtë vend bashkë me cirkun e tij!Për të rinjtë shqiptarë që kanë ngelur rrugëve të Europës.Për prindërit tanë që po plaken të vetëm, me fëmijët larg.Për ata të rinj që shpresojnë për një Shqipëri më të mirë.Më 25 Prill do të marrë fund një herë e mirë pakica e pakicës, që do të mbahen mend në historinë e politikës shqiptare si një manual se si nuk duhet të përfundojë një forcë politike dhe qeverisja e një vendi.

Gepostet von Belind Këlliçi am Mittwoch, 14. Oktober 2020