Deklarata e fortë e ekspertit të shëndetësisë pas deklaratës shokuese të ministres: Dy gra vdiqën në Elbasan nga Covid-19 sepse…

Eksperti i Shëndetësisë në Partinë Demokratike, Gazmend Koduzi, përmes një lidhjeje të drejtpërdrejt me studion e lajmeve të televizionit FaxNews, ka folur rreth deklaratës së ministers Manasterliu mbi ezaurimin e kapaciteteve në spitalet Covid. Sipas ministres, rritja e pacientëve Covid, të cilët do të kërkojnë kurim në spitale dhe tejmbushja e këtyre të fundit, do të çojë për pasojë në përzgjedhjen e atyre që do të kurohen.

Koduzi shprehet se kjo deklaratë është kriminale dhe ministrja duhet të përballet me drejtësinë për mosmarrjen e masave për shpëtimin e qytetarëve. Madje eksperti i Shëndetësisë shkon dhe më tej ku deklaron se ka informacione që përzgjedhja e pacientëve që do të kurohen ka filluar në spitalet rajonale. Sipas tij dy gra në qytetin e Elbasanit u refuzuan të shtroheshin në spitalet Covid në Tiranë dhe për pasojë gjetën vdekjen.

“Kjo deklaratë e zonjës Manastirliu në pozicionin e ministers së Shëndetësisë është një deklaratë më shumë se kriminale në këtë situatë, sepse nëpërmjet kësaj deklarate do të thotë se ne do të vendosim se kush do të jetojë dhe kush nuk do të jetojë. Më lejoni t’iu them se në informacionet e mia ka filluar ky seleksionim, jo në spitalet COVID1 dhe COVID2, por në spitalet rajonale, duke selektuar kush do vi në Tiranë e kush jo.

Jo më larg se mbrëmë dy zonja kanë humbur jetën në spitalin e Elbasanit, pasi nuk u bë i mundur transferimi i tyre në Tiranë se nuk kishte vende. Ato janë mbajtur në dhomat e izolimit, ku ka vetëm burim oksigjeni dhe asgjë tjetër. Kjo deklaratë ka filluar dhe është bërë reale. Ministrja e pakta duhet të japë dorëheqjen dhe për masat e pamarra ndaj qytetarëve kjo zonjë duhet të shkojë përballë organeve të drejtësisë”, tha Koduzi.

koduzi1