Covid-19 në shkollat e Kombinatit/ Zhupa: Të gjitha instancat mundohen ta fshehin duke rrezikuar shëndetin e nxënësve dhe mësuesve

Nga Ina ZHUPA

Covid-19 në shkollat e Kombinatit dhe Ministria e Arsimit nuk merr asnjë masë, por të gjitha instancat mundohen ta fshehin duke rrezikuar shëndetin e nxënësve, mësuesve të tjera dhe familjarëve të tyre.

I bëj thirrje ISHP të reagoj dhe të marri masat e nevojshme për mos kthimin në vatër infektimi për banorët e Kombinatit.

Konkretisht nga të dhënat që dega 6 e Partisë Demokratike ka marr nga interesimi i vazhdueshëm me prindërit, mësuesit dhe vetë nxënësit rezulton se:

Në Shkollën 9-vjecare “Shyqyri Peza” janë të infektuar 4 mësues. Në shkollën e mesme “Myslym Keta” një klasë është e karantinuar. Një mësues matematike dhe një mesuese fiskulture janë të infektuar dhe deri më tani nuk janë zëvendësuar.

Drejtuesit që urdhërojnë heshtjen duhet të shkarkohen e të hetohen.

Zgjidhja afatgjatë është ajo e ofruar nga Partia Demokratike që vazhdojnë me paaftësinë dhe moskokëcarjen për tju shërbyer njerëzve ta injorojnë:

Sigurimi i kushteve higjeno – sanitare të domosdoshme për në kohë pandemie e në reapektim të protokollit të sigurisë

Sigurimi i mjeteve mbrojtëse falas për mësuesit e për nxënësit (maska, dezinfektantë).

Desinfektimi i shpeshtë, të cdo shkolle, sic edhe protokolli i sigurisë e kërkon.

Testimin serologjik dhe testimin periodik me tampon për të gjithë mësuesit në të gjithë vendin;

Cdo ditë e vonuar nga zbatimi i këtyre masave është kosto për qytetarët.

2 4