Çfarë po ndodh në Elbasan? 25 mësues dhe 6 nxënës të prekur nga Covid-19

Që nga nisja e procesit mësimor në Elbasan janë infektuar me Covid 25 mësues.

Burimet kanë thënë për “Panorama” se tre rastet e fundit janë dy mësues të Gjimnazit “Kostandin Kristoforidhi” dhe një tjetër në një shkollë ku mësojnë nxënës me aftësi ndryshëm.

Ndërkohë në 3 javë proces mësimor janë infektuar edhe 6 nxënës.

Në qarkun e Elbasanit në 24 orët e fundit u regjistruan 20 raste me Covid. Ndërsa nga fillimi i pandemisë ky qark ka shënuar 218 raste.