Çfarë fshihet pas vetëposhtërimit të Gjiknurit në Këshillin Politik?

Kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Energjise dhe Industrise, Damian Gjiknuri, gjate nje seance parlamentare, ku eshte debatuar ne lidhje me kultivimin e kanabisit ne Shqiperi./r/n/r/nPrime Minister Edi Rama and Minister of Energy and Industry Damian Gjiknuri, during a parliamentary session, which was debated in the cultivation of cannabis in Albania.

Nga Red VARAKU

Damian Gjiknuri pranoi sërish pa asnjë argument të vetpërdorej si “qen sulmi” kundër opozitës, duke refuzuar detyrimin për t’ia dërguar propozimet përkatëse për reformën zgjedhore institucionit më të specializuar në botë për zgjedhjet, ODHIR-it, si detyrim që buron nga marrëveshja e Janarit, e cila parashikon që për çdo mosmarrëveshje palët duhet t’i drejtohen ODHIR-it.

Duke përdorur të njëjtin argument të lodhur, që i referohet ndryshimeve të njëanshme kushtetuese, të cilat jo vetëm nuk i ndalojnë koalicionet, por janë edhe të pavlefshme, për shkak se kodi nuk mund të ndryshojë jashtë afateve kushtetuese, ai foli sërish duke gënjyer para shqiptarëve.

Ironia qëndron në faktin se hajdutit të zgjedhjeve i është lënë në dorë strategjia e mbrojtjes së tyre dhe të dëgjosh Gjiknurin teksa flet për zgjedhje të lira nuk ka se si të mos ndjesh neveri.

Gjithsesi, fakti që bën këtë që bën, dëshmon që sot ai është i pafuqishëm të kundërshtojë fatin e tij dhe nuk besoj se ka vetëposhtërim më të madh se sa ky i kampionit të vjedhjes së zgjedhjeve, kur flet dhe përbetohet për standarte zgjedhore europiane.

Aq më tepër kur të gjithë e kemi parë dhe dëgjuar pikërisht këtë njeri, të organizojë barbarinë më të shëmtuar mbi zgjedhjet në historinë shqiptare bashkë me krimin e organizuar.

Të gjithë e kemi parë se si me urdhërat e këtij njeriu qytetarët dhunoheshin në mes të ditës nga shteti i kriminalizuar, ndërsa administrata kërcënohej hapur me bukën e fëmijëve me fjalët më të ndyra.

Ndërsa, tani me pafytyrësi del para shqiptarëve dhe përpiqet përmes gjestikulacioneve gjysëm histerike të bindë shqiptarët se ai vetë është për standarte perëndimore.

Tani, ju garantoj që raste të përdorimit të politikanëve ka shumë në botë, por raste të vetëposhtërimit dhe vetësakrifikimit për t’i bërë përshtypje udhëheqësit nuk gjen askund, përveç se midis bashkëpunëtorëve të Edi Ramës.

Në fakt ajo që po ndodh me Gjiknurin është në të vërtetë radiografia më e mirë se ku është katandisur PS sot.Gjithsesi, nuk mendoj se ai e ka dashur këtë fat, por ai e ka të pamundur ta ndryshojë faktin që zgjodhi të ishte shërbëtor i një sadisti të njohur si Rama.

Sepse, ashtu si çdo sadist, Rama nuk duket se ka qëllim vetëm t’i përdorë njerëzit e tij, por edhe t’i poshtërojë ata publikisht, me qëllim që ashtu si prostitutat, ata të mos e braktisin kurrë tutorin e tyre.