Bylykbashi: Pse ndryshimet e Kodit Zgjedhor shkojnë kundër Kushtetutës dhe janë kundër interesit të shqiptarëve

Oerd Bylykbashi, përfaqësuesi i PD në Këshillin Politik ka argumentuar sot se përse ndryshime e njëanshme në Kodin Zgjedhor që u votuan dje nga Kuvendi, shkojnë kundër Kushtetutës dhe bien poshtë çdo standari të europian.

Bylykbashi shkruan në reagimin e tij se, një qeveri që nuk do zgjedhje të lira e të ndershme e bën sepse nuk do të japë llogari.

Reagimi i Bylykbashit

Pertej, anash apo perfund 5 qershorit?

Ndryshimet e djeshme te njeanshme ne Kodin Zgjedhor nuk shkojne “pertej” marreveshjes se 5 qershorit. Keto ndryshime shkojne:- kunder Marreveshjes se 5 qershorit 2020 dhe, siç thone eurodeputetet ne shkresen e tyre, “thyejne marreveshjen e 5 qershorit ne germe dhe fryme”;- kunder Kushtetutes dhe parimeve te saj qe garantojne zgjedhje te barabarta dhe te ndershme;- poshte standarteve te OSBE-se dhe Keshillit te Evropes;- kunder kerkeses se BE-se qe te pritet opinioni i Komisionit te Venecias;

Pra shkojne kunder interesit te shqiptareve per integrim ne Europe, si nje vend qeveria e te cilit ne 2021 nuk ben zgjedhje te lira e te ndershme.

Ndaj nuk duhet te habiteni pse rriten taksat, pse taksat tuaja vidhen me koncensione korruptive, pse pasi vidhen taksat tuaja nuk ka me para per te blere tampone per Covid19, per te dhene ndihme ekonomike per bizneset qe po vuajne pasojat e pandemise, apo per te rindertuar shtepite e demtuara nga termeti. Nje qeveri qe nuk do zgjedhje te lira e te ndershme e ben sepse nuk do te jape llogari. Ndaj duhet shporrur me 25 prill 2021.