Bylykbashi i përgjigjet Gjiknurit: Model që shpëton Ramën nga humbja nuk gjejmë dot! Justifikimet janë njësoj si hapja fallso e listave

Përfaqësuesi i PD në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi ka reaguar menjëherë pas prononcimit të njeriut të Ramës në këtë Këshill, Damian Gjkknuri.

Bylykbashi shkruan një reagim në Facebook se, modelet demokratike ekzistojnë, por model që të shpëtojë Edi Ramën nga humbja ne nuk gjejmë dot.

Reagimi i Bylykbashit

Modelet demokratike ekzistojne, por model qe te shpetoje Edi Ramen nga humbja ne nuk gjejme dot. Kete kerkon Edi Rama nga Keshilli Politik dhe per kete ai eshte gati te sakrifikoje Shqiperine.

Modelet t’i kemi thene qe diten e pare, por kur ti shkelje nje marreveshje per te cilen u investua nga Sekretari i Shtetit i SHBA tek drejtuesit me te larte te BE, keto as i sheh as i degjon.
Keto justifikimet jane njesoj si hapja fallso e listave.