Biznesi i Vogël ultimatum Ramës: 15 ditë afat për kërkesat tona, në të kundërt…

Shoqata e biznesit të vogël i ka dërguar qeverisë kërkesën për t´i ndihmuar këto subjekte nga dëmet që pësuan nga pandemia.

Bizneset e vogla kërkojnë një pakete te tretë dhe masa lehtësuese për një periudhë 6 mujore.

Po ashtu kërkohet që të përgjysmohen taksat dhe tarifat vendore, të rishikohen dhe kompesohen faturat e ujit dhe energjisë për ato biznese që u mbyllën gjatë pandemisë.

Nënkryetari i shoqatës, Bujar Muça u shpreh se mbi 120 mijë punonjës kanë ngelur të papunë. Sipas tij, u kërkua një plan nga qeveria për te eliminuar falimentin, por vetëm një pjesë e vogël gjetën zgjidhje.

“Jemi në krizë konsumi dhe besimi. Tregtia ka rënë me 60% që mund të sjellë edhe falimente të tjera. Borxhi publik ka arritur në 90%”, tha ai.

Shoqata i ka dhënë qeverisë 15 ditë afat për plotësimin e kërkesave, në të kundërt paralajmërojnë nisjen e protestave.