Deklarata e fortë e Berishës: Kreu i SPAK nën urdhrat e Ramës, po heton peshq të vegjël tek inceneratorët

Ish-Kryeministri Berisha deklaroi gjatë një interviste për “Syri-tv” se kreu i SPAK është nën urdhrat e Ramës dhe se ai nuk do të hetojë zyrtarë të lartë të qeverisë së PS.

Berisha tha se SPAK ka nisur hetime për peshq të vegjël tek afera e inceneratorëve duke tentuar të mbulojnë kështu aferëm dhe grabitjen më të madhe të shekullit. Ish-Kryeministri deklaroi se SPAK ëhstë kapur nga Rama dhe nuk ka besim tek kjo strukturë.

Ish-Kryeministri Sali Berisha, i ftuar në Çim Peka LIVE, komentoi menjëherë aferën e inceneratorëve. Ai tha se nuk ka asnjë besim se SPAK do e hetojë këtë aferë. Sipas tij, SPAK ka nisur të hetojë individë të dorës së katërt.

“Te SPAK si një institucion që u ngrit në kundërshtim me Kushtetutën, dhe u përzgjodh në mënyrë antikushtetuese nga kunat-KLP-ja, unë nuk mund të kem asnjë besim.

Unë kam të dhëna sipas të cilëve SPAK është ngritur me kushtin e vetëm që të mos mendojë ndonëherë për të hetuar eksponentë të qeverisë apo PS-së, gjë të cilën e ka faktuar në mënyrë perfekte deri më tani,” tha Berisha.

“Shqiptarëve u paguajnë këtyre mamuthëve të korrupsionit, me në krye Edi Ramën, Arben Ahmetajn, Erion Veliajn, Ter Kokën e Arben Malavitën për një ton pleh nga mundi, taksat dhe djersa e tyre, gjashtë herë më shumë sesa taksapaguesit gjermanë.

Këtu hyn edhe falsifikimi i faturave, pasi shqiptarët konsumojnë dy herë më pak se gjermanët dhe italianët. Por sipas aferave, shqiptarët prodhojnë tre-katër herë më shumë plehra se kombet e tjera. Fatura fryhet nga mafia e tmerrshme kanceroze e plehrave,” tha Berisha.