Basha: Taksat e ulëta garantojnë rritje ekonomike. Rama premton të njëjtat gjëra që premtoi 8 vite më parë

Ilva Tare: Ka një konkurencë mes jush dhe zotit Rama për taksat, taksat e biznesit të vogël konkretisht?

Lulzim Basha: Nuk bëhet fjalë për konkurrencë. Bëhet fjalë për dy vizione të ndryshme. Si në qeveri ashtu dhe në bashki unë kam ndjekur një politikë të taksave të ulta. Taksat e ulta kanë stimuluar rritje ekonomike, kanë lehtësuar biznesin, kanë çliruar ekonominë. Në kohë të mira i kanë dhënë impulse për rritje pothuajse dy-shifrore ekonomisë tone, siç ka qënë 2007-2008. Në kohë më të vështira, si 2012 kur erdhi kriza financiare u bë e mundur që me taksa të ulëta, biznesi të gjente një mbështetje që të mos fundosej. Ndërkohë nga ana tjetër, kemi një filozofi tjetër, e cila premtoj njësoj siç premton sot pas 8 vjetësh se do të ulte taksat për 97% të shiptarëve, në fakt i rriti për të gjitha shtresat. Me sistemin e taksës progressive, të gjithë shqiptarët paguajnë më shumë.

Ilva Tare: Jo! A paguajnë më pak shqiptarët që marrin nën një milion e treqindmijë të vjetra?

Lulzim Basha: Sigurisht që jo!

Ilva Tare: Paguajnë më pak.

Lulzim Basha: Sigurisht që jo! Të gjithë shqiptarët paguajnë më shumë. Të gjithë shqiptarët paguajnë më shumë me Edi Ramën. Taksimi progresiv rëndon më shumë tek njrëzit me të ardhura më të larta, po të gjithë paguajnë më shumë. Shikoni, çdo gjë është rritur, çdo gjë. Çmimi i ujit është rritur, çmimi i transportit publik është rritur, çmimi i energjisë është rritur, taksat janë rritur, tarifat janë rritur. Për mos folur pastaj për tarifën e fshehtë të korrupsionit, për gjobën e korrupsionit.

Ilva Tare: Nuk flaim dot aty, sepse as nuk e llogarisim dot atë!

Lulzim Basha: Bëhet fjalë për dy filozofi të ndryshme, si në mbledhje e taksave. Pra, kjo është një qeveri e taskave të larta, që ka premtuar uljen e taksave, po ka bërë të kundërtën. I ka rritur taksat për të gjithë sapo mori pushtetin dhe sot po bën të njëjtën këngë të vjetër premton se po vijnë zgjedhjet, se do ulë taksat. Po premton të njëjtën gjë që ka bërë para 8 vitesh, kur në fakt, në buxhetin e vitit 2021 pranon me shkrim se do rriten taksat. Pra këtu ka një … është vetë demaskuar. Po të shikoni buxhetin e vitit 2021, me siguri pas kësaj do ta korrigjojnë me shpejtësi. Çfarë thonë aty? Thonë që taksat do të rriten me 25 milionë euro. Këtej në fushatë thonë që do t’i ulë taksat, këtej thotë do të rriten me 25 milionë euro.