Basha: Numri i të infektuarve me Covid është rritur me 30% në 10 ditë! E gjithë përgjigjia e Ramës është “Vini maskë!”

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vënë alarmin sot në nisje të konferencës për mediat se, kapacitetet e shtretërve në 2 spitalet COVID 19 janë shteruar në masën 100 për qind, ndërsa Shqipëria gjendet e papërgatitur për valën tjetër të pandemisë.

Covid 1 dhe Covid 2 kanë shteruar, vendet në spitale janë plotësuar 100%. Sistemi shendetesor eshte ne kolaps, ndërsa numri i të infektuarve është rritur me 30% në 10 ditë. Paralajmërimet tona ranë në vesh të shurdhër. I vetmi qe nuk ka marrë asnjë masë për krizën që i ka trokitur në derë është Edi Rama.

Kjo është kriminale, e gjithë përgjigja e Ramës për pandeminë është “Vini maskë!”

Na ka rënë goja duke kërkuar që të rriten testimet. Infektimet janë rritur, testimet kanë rënë”, tha Basha me tone të ngritura në komunikimin e tij për mediat.