Basha: Mediave po ju bëhet shantazh për të mos transmetuar denoncimet e aferës së inceneratorëve!

Kryetari i PD, Lulzim Basha në një bashkëbisedimin me gazetarët u shpreh se, mediave po ju bëhet shantazh për të mos transmetuar denoncimet e aferës së inceneratorëve.

“Kush fshihet pas kësaj afere? Kush është peshku i madh? Në Zimbabve arrestohet ministri për këtë aferë. Në Shqiperi heshtje totale!

Në Verona peshku i madh është ish-kryetari i bashkisë; në Zimbabve, është ministri. Po në Shqipëri? SPAK t’i japë përgjigje kësaj pyetje.

Mediave po ju bëhet shantazh për të mos transmetuar denoncimet e kësaj afere”, u shpreh Basha.

Basha tha më tej se, kjo javë premton të jetë shumë e ngarkuar me zhvillime. “Një nga këto sot është këmbëngulja jonë për të zbardhur një aferë, që ka përpirë tërë shumën e mjaftueshme për të mbështetur biznesin e vogël, por në vend që të shkojë tek njerëzit, shkon tek një pronar që ndan paratë me një grusht njerëzish. Zhvillimi i rëndësishëm është denoncimi i depozituar nga PD në SPAK”, tha Basha.