Basha: Krenarë për një aleat si Gjermania që është mbështetësja më e madhe e integrimit europian të Shqipërisë

Kreu i opozitës, Lulzim Basha reagoi me një mesazh përvjetorin e 30-të të ribashkimit të Gjermanisë.

Basha shkruan në mesazhin e tij se, ribashkimi i Gjermanise 30 vjet më parë shënoi nisjen e rënies së mureve në mbarë Europën lindore dhe hodhi themelet e bashkimit rreth vlerave të lirisë, demokracisë e dinjitetit njerëzor.

“Ribashkimi i Gjermanise 30 vjet më parë shënoi nisjen e rënies së mureve në mbarë Europën lindore dhe hodhi themelet e bashkimit rreth vlerave të lirisë, demokracisë e dinjitetit njerëzor.

Natyrshëm edhe ne e kremtojmë sot këtë ditë si përkujtesë në rrugën drejt përmbysjes së regjimit, që na mbajti për 50 vjet larg vlerave europiane por edhe si frymëzim për rrugën plot sfida në mbrojtje të lirisë.

Sot jemi krenarë për një aleat si Gjermania që është mbështetësja më e madhe e integrimit europian të Shqipërisë dhe që qëndron krah nesh në mbrojtje të vlerave të lirisë dhe demokracisë”, shkruan Basha.

3 2