Basha: Do të anulojmë kontratat e inceneratorëve, me agjencitë e partnerëve strategjikë do t’i gjejmë paratë kudo që t’i kenë çuar

Kryetari i PD, Lulzim Basha u shpreh gjatë komunikimit me gazetarët se, me ardhjen e Partisë Demokratike në qeverisje, kontratat e inceneratorëve do anulohen.

“Anulimi i kontratave është minimumi, gjëja e parë dhe më e sigurt. Mekanizmi Antimafia ndiq paratë nga Zimbave në Alaskë, kudo që t’i kenë çuar, do ta ndjekim me agjencitë tona që do merren full-time me këtë punë dhe me agjencitë e partnerëve strategjikë”, tha Basha.

Gjatë në konference për gazetarët, Basha i quajti aferë kriminale kontratat koncesionare dhe i kërkoi SPAK-ut të nisë hetimet.

Pyetje nga RTSH: Zoti Basha, cilët janë përfaqësuesit e mediave të përfshirë në Mafien e plehrave, pasi akuzat tuaja konsiderohen si sulme ndaj medias së lirë.

Lulzim Basha: Unë kam respektin më të madh për çdo gazetar që ndodhet sot këtu dhe të gjithë gazetarët shqiptarë. Unë e di që një pjesë e madhe e mediave, edhe në nivelin e redaksive dhe të pronarëve janë në presion kriminal nga qeveria, ndaj ajo që që ju drejtoj pronarëve të mediave është të refuzojnë mitmarrjen dhe mitet e Mafies së plehrave.

Le ta nisim me një test të thjeshtë; kush do ta transmetojë të plotë denoncimin tim sot e kush jo. Shqiptarët nuk janë budallenj, nuk janë syleshë dhe kanë veshë për të dëgjuar dhe e kuptojnë fare mirë se kujt i ngelet sharra në gozhdë kur flitet për inceneratorët.

Unë sot dua t’i inkurajoj që mund të jenë vënë nën presion nga Mafia e inceneratorëve që është një |mafia qeveritare, pra nuk është thjesht krim i organizuar, këtu i ka sjellë Edi Rama, të mos ngurrojnë le të pendohen. Nuk u kërkoj as të dalin t’u kërkojnë falje shqiptarëve pot a bëjnë këtë si hap të parë duke mos censuruar këtë aferë të tmerrshme korruptive.