Autoritetet kurde zbulojnë mashtrimin qesharak të Ramës me kthimet nga kampi Al-Hol

Aktualisht kryetemë në media është bërë vizita e Ramës në Liban dhe kthimi i 4 fëmijëve dhe një grua nga kampi i Al Hol vetëm pak minuta më parë. Për këtë çështje Rama u shpreh se ka një vit që bëjnë përpjekje, ndërsa u bë e mundur vetëm tani.

Por si është plotësisht e vërteta dhe sa gisht ka shteti shqiptar në gjithë këtë nismë?
Drejtori i Sigurisë pranë Institutit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Kosovë, Bedri Elezi këtë të martë në një intervistë për Abc e Mëngjesit ka theksuar se autoritetet kurde kanë kërkuar nga vendet që kanë shtetas në Siri që të bëjnë tërheqjen e tyre.

Elezi ka theksuar se tërheqja e shtetasve që ndodhen në kampin Al Hol është dhe një presion nga ana e autoriteteve kurde.

“Kampi Al Hol do të mbyllet së shpejti dhe të gjithë personat që ndodhen aty do të shkojnë një një kamp tjetër, që njihet si Roi. Autoritetet kurde nuk kanë mundësi ekonomike që ta mbajnë hapur kampin Al Hol. Kjo është një rrugë që është ndjekur dhe më parë nga autoritetet kurde, për të kthyer në vendet e tyre gratë dhe fëmijët e ngelur në Siri. Theksoj se ka qenë një kërkesë ndaj shteteve që kanë banorë në këtë kamp, dhe Shqipëria është përgjigjur kësaj kërkese, ne kemi ndihmuar në lehtësimin e kontakteve me autoritetet kurde që kanë dhe kampin nën kontroll.

Është një presion nga ana e autoriteteve kurde ndaj shteteve për të marrë shtetasit e tyre, pasi ka dhe raste që personat kanë shtetësi të huazuar siç është Franca dhe ato u kanë larguar shtetësinë duke mos u përgjigjur më. Por persa i përket Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë kanë shtetësitë e tyre, dhe pritet që të gjithë banorët që ndodhen në kampin Al Hol do të kthehen në vendin e tyre ndërsa pjesa e ngelur do të transferohet në kampin Roi”, është shprehur Elezi për Abc Neës duke hedhur kështu gjithë fjalët e Ramës i cili e shiti si një nismë humanitare dhe shumë të vështirë të shtetit shqiptar.