Atentat ndaj një të riu në Vlorë, qëllohet me armë nga një makinë “Wolsvagen”

Një tjetër atentat ka ndodhur në qytetin e Vlorës. 27-vjeçari Marjo Feraj, raportoi mbrëmjen e djeshme në Policinë e Vlorës, se ndaj tij është qëlluar me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Partizani” në Vlorë.

Nga raportimet mësohet se 27-vjeçai është nipi i një ndërtuesi në qytetin e Vlorës.

Nga të dhënat e deritanishme, mësohet se një automjet e ka pritur të riun të dalë nga shtëpia dhe sapo ai është futur në makinë, automjeti i autorëve i është afruar dhe ka qëlluar drejt automjetit të të riut, 2 herë.

Sipas informacioneve nga policia lokale, thuhet se distanca e vogël nga u qëllua tregon se autorët nuk kanë pasur për qëllim vrasjen e të riut, por vetëm ta trembin atë, raporton abcneës.

Dyshohet se dy personat ende të paidentifikuar kanë qenë në një mjet tip “Wolsvagen”. Policia tha se është duke hetuar në disa pista.

Vlorë/Informacion paraprak

Në sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë ka ardhur një telefonatë nga shtetasi M.F, 27 vjeç, banues në Vlorë i cili ka kallëzuar se në lagjen Partizani, Vlorë, një person ende i pa identifikuar, që qarkullonte me një automjet dyshohet se ka qëlluar me pistoletë në drejtim të tij por pa i shkaktuar dëmtime atij dhe as kalimtarëve të rastit.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Janë ngritur pika kontrolli, po kqyren kamerat dhe vijon krehja e zonës.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.