Anëtari i Komisionit të Vlerësimit tregon çfarë do të ndodhë me ata që u eleminuan nga gara e PD për deputet

Anëtari i Komisionit të Vlerësimit të Kandidaturave në PD, Besnik Mustafaj i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24 ka folur për skualifikime surprizë në qarkun e Korçës ditën e djeshme nga anëtarësia.

Mustafaj theksoi se në këtë proces nuk ka term skualifikim, por ata që janë hequr nga anëtarësia s’mund të garojnë për deputet.

Por Mustafaj ka shpjeguar listen II në PD, sipas të cilit do të jenë ata që opozita kur të marrë qeverinë do të përzgjedhë për emërimet politike që do të kryejë në postet shtetërore.

Sipas Mustafajt, ata që kanë arritur deri në fazën e votimit nga anëtarësia do të jenë ndër më të preferuarit nesër për emërimet politike.

”Lista nuk ka rënë, nëdisa qarqe ka pasur minimumi dyfishi i kandidatëve për kandidatë. Ne kemi dërguar ty x herë 2, nuk ka rënë lista. Realisht janë dërguar nëpër degë këto lista. Qëllimi ka qenë që anëtarësia i sheh, pavarësisht se këta janë të gjithë të propozuar nga anëtarësia, s’janë produkt i komisionit ku jam unë. Janë këta propozime të anëtarësisë dhe i kemi çuar.

Ne i kemi dërguar për rivotim, dhe i kërkon anëtarësisë për miratim.

Unë nuk kam ndonjë gjë për informacionet, u bënë 10 vjet që s’jetoj në dinamikën e degëve të PD. Hamendja ime është se kjo degë do rifreskim të përfaqësimit, qoftë për parlamentin qoftë për zgjedhjet e ardhshme për kryebashkiakë. Vullneti duhet parë si pozitiv, pra ripërtëritja.

PYETJA: Çfarë ndodh me ata që janë skualifikuar?

Në listën e përfaqësimit politik jo. S’besoj që Kryesia të dalë kundër vullnetit të demokratëve.

Janë njerëz me kontribute demokratike, do të jenë në listën 2. Përderisa kanë shkuar në atë fazë, dhe do jenë shumë të preferuar në emërimet politike kur opozita të vijë në pushtet.

Përjashtohet termi skualifikim. Lista e dytë është automatike”, tha Mustafaj.