Analisti: Ka një besim të madh te opozita, në 25 prill do ketë një vërshim që s’do ketë digë nga Rama ta ndalojë

Analisti Fatos Lubonja në rubrikën Opinion në News24 ka folur për zgjedhjet e 25 prillit, Kodin e Ri Zgjedhor si dhe reagimin e ndërkombëtarëve.

Sipas Lubonjës ambasadorët duhet të dënonin ndryshimet në Kodin Zgjedhor që u miratuan në mazhoranca e Ramës, por kjo nuk ndodhi nga SHBA e BE për shkak interesash, teksa vlerëson si më të vërtetin në qëndrim ambasadorin britanik, Dunchan Norman.

Ndër të tjera analisti theksoi se opozita për të mos rrezikuar humbjen në 25 prill i mbetet vetëm të aktivizojë qytetarët, dhe jo të merret me premtime e denoncime, por të përfshijë qytetarët në politikë që të krijojë optimizëm aktiv dhe që të sjellë atë që shpreson më, vërshimin epopulli që s’do ketë digë të Ramës ta ndalë.

Ai thotë se edhe diçka të tillë e pret edhe Presidenti Meta që shpreson se populli do shkojë të votojë masivisht në 25 prill kundër Ramës, ndryshe opozita rrezikon të humbasë pasi Rama ka më shumë pushtet sot, se çfarë kishte në 2019 kur opozita dogji mandatet.

PYETJA: E nisim me aktualitetin politik, keni shkruar një artikull ku merrni në analizë qëndrimin e ambasadorëve në lidhje me ndryshimet kushtetuese dhe gjeni diferenca, cilat janë ato që shihni dhe sa ‘domethënëse janë ato?

FATOS LUBONJA: Në thelbin e vet, dalloj interesat të ndryshëm të BE që përfaqësojnë ambasadorët lidhur me Shqipërinë dhe qeverinë, janë të kondicionuara nga kjo, dallimi kryesor që bëj unë mes ambasadorit britanik që ishte më i ftothë dhe shprehu zhgënjim pasi u duk se u pre në besë, ndërkohë amerikania dhe ai i BE për arsye të ndryshme përveç atij domethënë asaj fjale që duhet thënë sa për të larë gojën, që s’u mbajt premtimi i dolën qeverisë.

Britaniku është jashtë, s’ka interesa, dhe ishte më i vërteti pasi s’ka interesa, amerikani ka interesa si mbështetja e administratës Trump, dhënia e Skavicës, dialogu Kosovë- Serbi apo qoftë edhe klima që e rrethon ambasadoren amerikane dhe mos luajë rolin e arbitrit. Opozita ka thënë se tashmë hyjmë nënegociata pasi kemi garant ndërkombëtarët. BE për një arsye tjetër mendoj se duhet të mbajë narrativën që Shqipëria ka bërë hapa para, apo dhe ndikimi i Rusisë, Turqisë apo Kinës, pra e kanë bërë më aktive, duhet ta tërheqin.

Ne kemi nevojë që të dënohej, do kishim nevojë që këta ta dënonin vendimin e Ramës dhe të kthehej mbrapsht. U bënë garant i asaj masakre zgjedhore që po përgatit Rama.

PYETJA: Në këtë pikë çfarë duhet të bëjë opozita, për këtë që po krijohet nga Rama?

FATOS LUBONJA: Meqenëse siç duken shenjat, besimi i madh i opozitës që ka një pakënaqësi të madhe, por sa mund të manipulohet nga Rama, pra që do ketë një vërshim që s’do ketë digë nga Rama ta ndalojë, duhet që ta ushqejnë që të bëjnë qytetarët pjesë e politikës dhe jo t’i premtime e denoncime. Duhet optimizëm aktiv, pra dialog me qytetarët, afrim me tyre.

Humbjen asgjë më tepër nuk rrezikon. Presidenti edhe flet për puç shteti, për akte të rënda, që po bëhen, dhe këto po bëhen për të kompensuar mungesën e konsensusit.

PYETJA: Presidenti është më aktiv, si i keni parë këto reagime?

FATOS LUBONJA: Presidenti ka këto reagime se është ky shqetësim. Duket sikur tek e fundit çfarë pret, pret që populli të shkojë të votojë. Hapat po bëhen për të penguar vullnetin e lirë të popullit. Në krahasim me kohën kur opozita thoshte që s’bëhen zgjedhje me Ramën dhe ikën nga parlamenti, sot Rama ka më shumë në dorë se çfarë kishte. Opozita duhet të aktivizojë popullin. Ushtri në dorë? Nuk di çfarë ushtrie ka Presidenti se Rama ka shumë ushtri mbrapa, ka gjithë institucionet.