8 gjimnazistë preken me Covid-19 në Elbasan, para dy ditësh u infektuan 3 mësues dhe një nxënës

Kanë shfaqur shenja të koronavirusit tetë nxënës në gjimnazin “Kostandin Kristoforidhi” në Elbasan.

Disa ditë më parë në këtë gjimnaz, tre mësues dhe një nxënës rezultuan të infektuar sipas informacioneve.

Pritet që nesër të merret vendimi nëse do të mbyllen tre klasat ku bëjnë mësim tetë gjimnazistët.