7 pyetje për Komitetin (Politik) të Ekspertëve të cilave Rama refuzon t’u përgjigjet (Foto)

Meqë u bë i gjallë komiteti i teknikëve po i drejtojmë disa pyetje publike të cilave Qeveria e Edi Ramës refuzon t’u përgjigjet.

Sa teste kryen ISHP dhe sa teste kryhen nga privatët sot?

Pse kanë urdhëruar subjektet private të mos u kthejnë përgjigje qytetarëve për të paktën 3 ditë për tamponët e kryer?

Pse Shqipëria ka numrin më të ulët të testimeve në Europë?

Sa është numri i mjekëve dhe infermierëve që kanë kërkuar të rekrutohen për të përballuar situatën?

Cili është plani i menaxhimit të situatës deri në fund të vitit?

Cilat janë propozimet e tyre për të shtuar numrin e testimeve, sa dhe kur?

Pse u urdhërua mësimi online vetë 3 ditë para nisjes zyrtare të mesimit, kur situata kishte një muaj në përkeqësim?

Pas çdo dështimi Edi Rama gjithmonë ka gjetur dikë të fshihet, shpresojmë që ata që janë profesionistë të vërtetë nuk do të lejojnë të bëhen fasadë e dështimit në menaxhimin e situatës. /Syri.net

auto kommmmm1604168742

123335289 2836251116701410 5720283911931973550 n