7 mësues infektohen me Covid-19 në Korçë, pezullohet mësimi

Konfirmohen 7 mësues me covid-19 në shkollën 9-vjeçare Sotir Gurra në qytetin e Korçës. Burimet bëjnë me dije se mes tyre është edhe drejtori i kësaj shkolle.

Sakaq ditën e nesërme nuk do zhvillohet mësimi për shkak të dezinfektimit të ambientit.

Ministria e Shëndetësisë raportoi ditën e sotme se 7 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e Covid-19 në vendin tonë në 24 orët e fundit.

Mes qytetarëve që kanë ndërruar jetë janë edhe dy persona nga bluzat e bardha. Bëhet me dije se mjeku Muharrem Xhepexhiu nga Lushnja ka humbur betejën me COVID19.

64-vjeçari Xhepexhiu është një nga 7 viktimat e raportuara ditën e sotme nga Ministria e Shëndetësisë.

Kujtojmë se po sot ndërroi jetë 50-vjeçarja Majlinda Ilirjani, e cila punonte si mami në spitalin e Elbasanit, me një eksperiencë 30-vjeçare në këtë profesion.

Sakaq bëhet me dije se nga 1278 testime të kryera kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, 284 persona, ndërkohë që numri i pacientëve të shtruar në spitale ka arritur shifrën 285.

Ministria njofton se në 24 orët e fundit janë shëruar 103 persona nga Covid-19. Në vendin tonë aktualisht janë 8434 raste aktive më Covid-19, ndërkohë që në total kanë ndërruar jetë 487 persona.