Fieri pa tamponë, ish-deputeti denoncon gjendjen e përkeqësuar të pandemisë 

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, LUAN BAÇI

Situata e përhapjes së pandemisë Covid 19 në Fier dhe e trajtimit të saj prej strukturave shëndetësore është në përkeqësim të përditshëm.

Qeveria i ka lene qytetarët në mëshirë të fatit, pa u dhënë një zgjidhje, pa u siguruar testim dhe mjekim.

Në Fier mungojnë tamponet për të bërë testin. Në repartin e urgjencës konstatohen pacientë me simptomat Covid, por atyre nuk u behet tamponi.

Në kulmin e pandemisë, mungesa e tamponëve nuk është vetëm keqmemaxhim, por është kriminale. Mungesa e tamponëve vë në rrezik jetën e qytetarëve dhe përhapjen e shpejtë të sëmundjes.

Skaneri konfirmon se gjendja në Fier është alarmante. Dy ditë më parë, 35 pacientë që kanë bërë skanerin, kanë rezultuar pothuajse të gjithë të prekur me COVID dhe në fazë të avancuar. Nëse këtyre qytetarëve do t’u bëhej tamponi në kohë, do ta kishin më të lehtë të kuronin sëmundjen.

Por Qeveria e Edi Ramës nuk i ka prioritet as qytetarët e Fierit, as qytearët e tjerë të Shqipërisë, që vuajnë po njësoj papërgjegjshmërinë, paaftësinë dhe hajdutërinë e kësaj qeverie.

Në Fier, timoni është lënë pa duar dhe situata është në rënie të lirë. Edhe ata pak qytetarë që mund të bëjnë tampon në shtet nuk marrin përgjigjen në kohë. Vonesat në kthimin e përgjigjevë variojnë nga 1 javë deri në 10 ditë. Sipas informacioneve nga spitali i Fierit, përgjigjet e disa tamponëve të bërë nuk kanë ardhur prej datës 21 Tetor.

Te semureve me simptoma, askush nuk u jep nje shpjegim se pse nuk ka tampon. Askush nuk thote se pse nuk gjurmohen rastet, apo pse vonohen pergjigjet e testeve.

Te gjitha keto vonesa nxjerrin te pavlefshme dhe ato pak testime qe behen, sepse nderkohe qe pergjigjet vonohen, semundja perparon dhe trajtimi mjekesor mungon.

Ky është realiteti që Edi Rama dhe Ogerta Manastirliu duan të fshehin më Fier dhe kudo në Shqipëri.

Heshtja e kryetarit të Bashkisë dhe e deputetëve të Fierit për këtë situatë të rëndë vazhdon të paguhet me jetën dhe me shëndetin e qytetarëve.

Secili prej tyre do të mbajë përgjegjësi politike dhe ligjore për këtë sjellje krminale, që vendos të parin interesin e pushtetit dhe jo interesin e qytetarëve të Fierit dhe të gjithë Shqipëriaë.