Shqipëria e fundit në Europë për numrin e testimeve, Basha: Me mosblerjen e tamponëve janë përgjegjës për vdekjen e qytetarëve

Kryetari i PD, Lulzim Basha, tha sot gjatë një konference për mediat se Shqipëria është vendi i fundit në Rajo përsa i takon realizimit të tamponeve. Basha e quajti terrorizëm shtetëror, ndërsa akuzoi Edi Ramën se po vret dhe sëmurë njerëz, ndërkohë që paratë i jepen mafies së plehrave. Basha theksoi se nëse në Bosnje testohen 1 në 11 persona, në Shqipëri ky raport është 1 në 25.

“Edi Rama është në krye të terrorizmit shtetëror. Në kulmin e pandemisë, Edi Rama po i çon paratë te mafie e plehrave, po paguan koncensionarët e tij. vetëm për këtë javë 565 mijë euro, me të cilat mund të bliheshin 14 mijë teste”, tha Basha.

Sipas tij, çdo humbje jete si rezultat i Covid-19 është përgjegjësi ligjore e Edi Ramës, i cili po tregon një papërgjegjshmëri lidhur me pandeminë.

Ai tha se mungesa e kapaciteteve testuese bën që të infektuarit duhet të presin deri në 6 ditë për të bërë testin.

“Kështu, numri i të infektuarve mbahet artificialisht i ulët dhe përmasa e sëmundjes mbahet e fshehtë. Kur u thuhet e vërteta, fshihen pas sakrificës së mjekëve për të mos u përballur me të vërtetën. Me mosblerjen e tamponëve, me moshapjen e spitaleve, janë drejtpërdrejt personalisht përgjegjës për vdekjen e qytetarëve

Rama dhe Manastirliu po fshihen pas sakrificës së mjekëve. Numri i lartë i infeksioneve dhe viktimave është pasojë e dështimit të qëllimshëm të Ramës. Vetëm dje, nga thesari i janë dhënë 565 mijë euro mafias së plehrave. Kjo shumë parash është baraz me 14 mijë tamponë”, tha Basha.

123140603 651518

11 11