Video/ Vokshi publikon premtimin e Ramës ndaj naftëtarëve: U vendos kushte grevisteve për t’i mashtruar sërish!

Albana Vokshi publikon premtimin e Rames ndaj naftetareve per t’u paguar rrogat e prapambetura: Edi Rama u vendos kushte grevisteve për t’i mashtruar sërish.

Edi Rama të heqë dorë nga presioni mbi gratë greviste në Ballsh. Askush s’i beson më atij, pasi ka shkelur disa herë premtimin për rihapjen e rafinerisë dhe marrjen e pagave të prapambetura.

Në 17 shtator, naftëtarët e Ballshit ishin para dyerve të qeverisë në Tiranë për të kërkuar dialog. Edi Rama nuk i përfilli. I la burra e gra të pashpresë me arrogancën e një kryeministri që nuk di çfarë do të thotë të mos kesh mundësi t’u japësh darkë fëmijëve.

Gratë greviste në Ballsh janë në të drejtën e tyre.

Harbutëria dhe cinizmi i Edi Ramës, që u vendos kushte grevisteve për t’i mashtruar prapë, është fytyra e korrupsionit që shkatërron jetët e shqiptarëve.

Edi Rama ka vetëm një rrugë me grevistët: T’u paguajë djersën e vjedhur deri në qindarkën e fundit.

👇👇

https://www.facebook.com/559294428/videos/10158922408049429