118 familje në Mirditë në banesat e dëmtuara nga tërmeti, kreu i PD denoncon skandalin: Kush e ka përfituar bonusin e qerasë?!

Programi i Rindërtimit duket të jetë kthyer në një aferë akuzimi, në disa bashki të vendit, përfshirë dhe ato që nuk janë prekur aq rëndë nga tërmeti, si Tirana apo Durrësi. Kryetari i Degës së PD në Mirditë, Mark Ruçi shkruan se, Bashkia e këtij qyteti po rrezikon jetën e qytetarëve, duke i lejuar që të qendrojnë në banesat që janë shpallur të rrezikshme.

“Megjithese shtepite jane nxjerre te pabanueshme sipas ekspertizes se Institutit te Ndertimit, familjaret ne shumice absolute, perfshire dhe ato te vendosura fillimisht ne cadra, vazhdojne te jetojne ne keto shtepi qe perbejne nje shkelje flagrante te ligjit dhe papergjegjshmeri nga ana e kryetarit aktual te bashkise Ndrec Deda”, shkruan Ruci në një postim në rrjetet sociale, ndërsa shton se mund të përsëritet një tragjedi e dytë si ajo e Thumanës.

Ajo që të është dhe më skandaloze, është fakti se Bashkia për këto 118 familje që jetojnë në shtëpitë e dëmtuara ka aplikuar bonus qeraje, për një periudhë një vjetore, edhe pse asnjëra prej tyre nuk ka lidhur një kontratë qeraje, e domosdoshme për të përfituar.

”Nga sa me siper gjykojme se Programi i Rindertimit mbetet nje rruge shpetimi per qeverisjen qendrore dhe lokale per te kompensuar renien e lire te kuotave te Rilindjes nga keqqeverisja 7 vjecare mediokre dhe super e korruptuar”, shkruan më tej Ruçi.

Reagimi i plotë

Programi i rindertimit ne Bashkine Mirdite – model i abuzimit te fondeve shteterore. Po afrohet viti nga renia e termetit te 26 Nentorit 2020 dhe asgje nuk ka levizur per t’i ardhur ne ndihme banoreve te Mirdites , sipas programit te Rindertimit te lancuar nga qeverisja qendrore dhe lokale si nje “sukses”i garantuar ne ndihme te banoreve.

Dimri po afron por asgje nuk ju eshte ofruar banoreve te Mirdites, sidomos atyre te cadrave dhe pallateve te prishura si te pabanueshme,por sic duket dhenia e bonusit te qirase per ta mbetet e vetmja zgjidhje.

Por sa me shume investigon vendimet e keshillit bashkiak Mirdite per mbeshtetjen e programit Rindertimit , aq me shume kupton abuzimin e tejskajshem qe po ndodh me fondet shteterore duke i perdorur si nje rruge shpetimi ( natyrisht pa shprese ) per te kompensuar renien e lire te kuotave te Rilindjes ne nivel qendror e lokal ne zgjedhjet e 25 Prillit 2021.

1) Me vendimin Nr 70 dt 21.07.2020 “ Per miratimin e zhvillimit zonave te reja dhe programit rindertimit te godinave ne te njejtin truall per Bashkine Mirdite “ nder te tjera jane perfshire dhe 118 familje ne banesa individuale qe sipas ketij vendimi duhet te ndertohen ne te njejtin truall apo ne zhvilimin e zonave te reja e nderkohe kane perfituar bonus qeraje 1 vjecare sipas vleres se tregut.

Por cfare kane ndodhur ne te vertete:

Megjithese shtepite jane nxjerre te pabanueshme sipas ekspertizes se Institutit te Ndertimit, familjaret ne shumice absolute, perfshire dhe ato te vendosura fillimisht ne cadra, vazhdojne te jetojne ne keto shtepi qe perbejne nje shkelje flagrante te ligjit dhe papergjegjshmeri nga ana e kryetarit aktual te bashkise Ndrec Deda.

Ishte papergjegjshmeri e pushtetit vendor ne Thumane qe solli tragjedine me humbjen e dhjetra banoreve me 26 Nentor 2019, qe nuk u nxorren nga banesat e tyre, te nxjerra te pabanueshme nga ekspertet pas termetit te Shtatorit 2019.

Nese bie ndonje termet ne ditet ne vijim , imagjinoni katastrofen e banoreve, qe Bashkia Mirdite lejon te banojne ne shtepi te nxjerra te pabanueshme nga ky institucion qe si ne rastin e Thumanes do perbente nje krim shteteror.

Nga sa me siper opinioni publik kerkon sqarimet e meposhtme:

• Pse nuk veprohet per largimin e banoreve nga shtepite e klasifikuara te pabanueshme nga Instituti i Ndertimit Tirane, pasi jetet njerezore jane shtrenjta dhe parandalimi i ndonje ngjarje dramatike ne rast termeti eshte minimalja per pushtetaret vendore.

• Perderisa 118 shtepi individuale jane klasifikuar te pabanueshme pse nuk ka perfunduar prishja e banesave si ne rastin e dy pallateve ne qender te qytetit pasi banoret ekzistues perfitojne dhe bonus qiraje per nje periudhe 1 vjecare .

• Perderisa ne shtepite e klasifikuara te pabanueshme banojne dhe ne ditet ne vijim banoret e ketyre familjeve perse Bashkia Mirdite ka aplikuar bonusin e qerase per nje periudhe 1 vjetore, qe perben abuzim te rende me fondet shteterore ?

• Per keto 118 familje qe trajtohen me bonus qeraje per nje vit, a ekzistojne kontrata qeraje per periudhen 1 vjecare konform ligjeve ne fuqi ?

• A eshte marre vendimi duhur per keto 118 shtepi te klasifikuara te pabanueshme,ne drejtim te nje ekspertize reale dhe te pergjegjshme per gjendjen e tyre , pasi fakti qe banoret banojne qe prej 26 Nentorit deri ditet ne vijim ve pikpyetje te medha dhe flet per nje proces te fallsifikuar dhe ne kundershtim me ligjet ?

Nga sa me siper gjykojme se Programi i Rindertimit mbetet nje rruge shpetimi per qeverisjen qendrore dhe lokale per te kompensuar renien e lire te kuotave te Rilindjes nga keqqeverisja 7 vjecare mediokre dhe super e korruptuar .

Investigimi i Vendimeve te Programit Rindertimit vazhdon ne terren nga ana opozites lokale duke qene se ka vlere te vecante per opinionin publik i cili do te njoftohet ne vijueshmeri , per te vertetuar abuzimet e tejskajshme nga Bashkia Mirdite .