Lleshaj u ndryshoi vendbanimin prindërve pa kërkesën e tyre, ish-deputeti tregon dokumentat: SPAK të mos heshtë!

Kaosi me Gjendjen Civile, ish-deputeti i PD, Endri Hasa tregon dokumentat: Qeveria u ndryshoi prindërve vendbanimin pa kërkesën e tyre. SPAK të mos heshtë!

Qytetarët vazhdojnë enden rrugëve, shkojnë në institucione dhe zbulojnë që sipas Gjendjes Civile nuk banojnë më aty ku kanë banuar prej vitesh.

Kjo ndodh sepse Sandër Lleshaj i ka ndryshuar shqiptarëve vendbanimin pa kërkesën e tyre!

Po mbushet muaji nga depozitimi i kallëzimit penal në SPAK dhe asnjë veprim nuk është ndërmarrë!

Askush nuk po hetohet për ndërhyrjen në databazën më të rëndësishme shtetërore.

Provat dhe faktet janë aty, mjafton dikush të hetojë dhe të çojë para drejtësisë autorët.

Po mbushet muaji dhe asgjë nuk është bërë për të rikthyer adresat në gjendjen e ligjshme!

Prindërve të mij i është ndryshuar vendbanimi si qindra mijëra shqiptarëve pa kërkesën dhe dijeninë e tyre!

Asgjë ska ndryshyar deri sot, adresa e gabuar rezulton ende në çdo shërbim që marrin.

SPAK duhet ti kishte sekuestruar tashmë të gjitha të dhënat dhënat për të vërtetuar ndërhyrjet e paligjshme në sistem me qëllim ndryshimin e adresës së vendbanimit.

Përgjegjësit duhen vënë para drejtësisë menjëherë!

122552934 3323522561102461 7290554363722011581 o

1 41

2 38