LDGSH fushatë sensibilizuese për luftën kundër kancerit të gjirit. Vokshi: Qeveria ka braktisur gratë dhe vajzat…

LDGSH fushatë sensibilizuese kombëtare për luftën kundër kancerit të gjirit. Albana Vokshi: Qeveria ka braktisur gratë dhe vajzat. 2400 mamografi më pak në 1 vit
 
 
📌 1 mamografi shpëton jetë! 📌
 
Mbro veten dhe familjen!
 
Gjatë gjithë këtij muaji, Lidhja Demokratike e Gruas së Shqipërisë po zhvillon një fushatë kombëtare për të ndërgjegjësuar gratë dhe vajzat për parandalimin e kancerit të gjirit.
 
Aktivistet e #LDGSH-së në të gjithë vendin kane bërë dhjetëra takime e kanë shperndarë broshura me informacion të vlefshëm në lidhje me kujdesin që gratë duhet të tregojnë për këtë sëmundje që po merr shumë jetë çdo vit.
 
Një nga arsyet përse zgjodhëm këtë formë sensibilizimi ka të bëjë me heshtjen e pafalshme të Ministrisë së Shëndetësisë, e cila nuk ka organizuar asnjë fushatë #sensibilizuese. Pasojat e braktisjes së grave dhe vajzave nga qeveria në ikje reflektohen tek numrat.
 
Këtë vit janë bërë 2401 mamografi më pak se vitin e kaluar. Për shtyllën kryesore të familjes dhe të shoqërosë, kjo qeveri nuk ka asnjë plan mbështetje. Nuk ka asnjë fond të posaçëm për paketat e kontrolleve mjekësore për gratë dhe vajzat e papuna dhe në vështirësi ekonomike.
 
Spitalet dhe qëndrat shëndetësore janë kthyer në qëndra statistikore covid që i përdor ministrja për propagandën e ditës.
 
As Ministria e Shëndetësisë, as ISHP nuk shihen askund të kenë ndërmarrë fushatë për kontrollin e hershëm të gjirit. Problemet janë shumë, por për fat të keq, kemi një qeveri që nuk do t’ia dijë për shëndetin e grave dhe vajzave.
 
Na duhet të kujdesemi për gjithçka vetë deri me 25 Prill, kur të kemi një qeveri të re e të përgjegjshme.
 
📌 1 mamografi shpëton jetë! 📌
 
Mbro veten dhe familjen!
 
4 12
3 19
1 37